Gjuha shkon aty ku dhemb

Ajsbergu


Listen Later

Është e dielë dhe pas një jave të gjatë pune, ke dalë në diell në atë pak ballkon që të ofron kjo shtëpia 1+1 që ke marrë me qera. Po tenton të qetësohesh dhe të harrosh punën që ke bërë gjithë javën. Sapo e ndjen veten rehat, të vjen një telefonatë nga një numër që nuk e njeh. Mirë që t’u prish terezia, po kur hap telefonin, të flet dikush që të prezantohet si Z.Ajsberg dhe të lajmëron se ke fituar një super ofertë për vaj ulliri. Ti nuk do vaj. Ai të thotë se meqë nuk do vaj, do ishte mirë të blije një dyshek të ri për dimrin. Ti as dyshek nuk do se të vjen zor t'i thuash se fle në divan. Epo meqë as vaj as dyshek, ato lek që po i ruan më mirë futi në një bursë investimesh që vitin tjetër të blesh edhe vaj edhe dyshek. Ti tani e kape skemën. Ja mbyll telefonin dhe e shan me vete. U bë ai t'më mësojë mua se ç'të bëj me lekt e mia.
Për t'u kthyer në gjendjen e mirë që pate në fillim futesh n'Spotify kur fap, të del edhe këtu Z.Ajsberg. Tani s'ke ku ikën. Të kapi mat.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Gjuha shkon aty ku dhembBy Nyje