Viti 2012, kur bota ish e shqetësuar për fundin e afërt të datës 21 dhjetor, se kështu thoshte një kalendar i vjetër nga fiset Maja, ndërsa ti luaje futboll me çunat e lagjes, deri sa të merrnin me dhunë në shtëpi. Bota nuk u shkatërrua, vitet kaluan dhe ti e le futbollin. Jo për fajin tënd, ama kështu erdhën kohët.
“Duhet të punosh se ai top nuk do ta ndreqi jetën. Kur nuk po luajnë profesionistat e as institucionet nuk po interesohen për të, do të luash ti.”
E tash 2025, pas gjithë atyre vështirësive, Trajneri Kevin Gega mundohet që të jetë ura lidhëse mes të rinjve si ti dikur, me fushën e gjelbër të lojës. Mision i vështirë ama jo i pamdunur. Si dhe pse, na e thotë vetë ai.