Në këtë episod do të dëgjoni një bisedë me Fatlum Cahanin, i cili rrugët e emigrimit i ka marrë herët, në emër të familjes dhe për një vizion tjetër për jetën. Gjithë jeta e tij përshkohet nga zhvendosja, migrimi, emigrimi. Kaluar nëpër disa tentativa për të emigruar në mënyrë të jashtëligjshme, ai na tregon arsyet që e kanë shtyrë drejt një iniciative të tillë sa të rrezikshme, aq edhe emocionalisht sfilitëse. Çfarë i shtyn të rinjtë e Kamzës, por edhe bashkëmoshatarë të qyteteve të tjera për të ikur, dhe për ta provuar vazhdimisht emigrimin, pavarësisht deportimit, kampeve të emigrantëve dhe jetës në zgrip në vend të huaj? Si ndihen të rinjtë para dhe pas këtij shtegtimi dhe si ndryshojnë perceptimet pas arritjes së "ëndrrës" së tyre a të familjes së tyre? Për të dëgjuar përgjigjet e sinqerta të Fatlumit, qëndroni me ne në podcastin tonë të fundit.