Alo! Kam Nje Pytje (Podcast Shqip)

Alo! Kam Nje Pytje (Podcast Shqip)

By Pod Hub 2.0FictionComedy Fiction
Download on the App Store

Alo! Kam Nje Pytje (Podcast Shqip) episodes

  • #70- Memoria(+18)- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Në këtë episodë kemi folur për memorien. Një studim me rreth 2000 veta ku U pyeten nëse ishin pro apo kundër legalizimit të kanabisit në 1973 dhe sërish në 1982. Disa që ishin kundër legalizimit në 1982 thanë se mbanin mënd që dhe ne 1973 ishin kundër por në të vërtetë kishin qënë pro. Pra nuk e mbanin mend por mundoheshin të sillnin memorien në të njëjtën linjë mendimi që ishin momentalisht.
    Ska asgjë të keqe që memoria jonë lë për të dëshiruar problemi është kur e marrin si të vertetë të padiskutueshme, në vënd që të pranojmë faktin themelor që smund ti zësh besë.
    Nejse hidhi një veshë këtij episodi interesant
    Ti vetëm dëgjo podcastin
    46 min
  • #69- Burundi(+18)- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Çuditërisht në këtë episodë kemi folur për Burundin si një vend shumë i varfër dhe praktikat e çuditshme që sjellë varfëria siç është numri i madh i fëmijëve. Degradimi është i gatantuar në këtë episodë nga drejtuesit e podcastit që pothuajse ndodh në çdo episodë. Nuk mungojnë shakatë.
    Ti vetëm dëgjo podcastin tonë dhe moskokëçarja është në meñu çdo ditë
    53 min
  • *BONUS#3*- Medusa(+18)- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Këtë herë në episodin tonë Bonus erdhi një personazh që filloi duke treguar sesi kishte gjetur çelësin që çdo femër të kalonte në orgazëm. Jo një çelës fizik dhe jo nuk është penisi as pika G. Është pika M(kot. Shaka vk)
    Pastaj biseda kaloi në anën shpirtërore bazuar në eksperiencën traumatike jetësore të personazhit mysafir dhe nderthurrja me spiritualen. Temat e diskutimit përplasen majtas djathtas por ajo që mbetet është esenca e këtij podcasti, Luçiferi dhe Profeti që do bastardojnë dhe kundërshtojnë çdo gjë.
    Hidhi një sy. Nëse tl pëlqeu na shkruaj në faqen tonë në Instagram. Nëse stë pëlqeu na shkruaj në email. Kemi punësuar një djalë që merret me email. Çimi e ka emrin.
    Ti vetëm dëgjo podcastin
    2 hr 13 min
  • *BONUS#3*- Medusa(+18)- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Këtë herë në episodin tonë Bonus erdhi një personazh që filloi duke treguar sesi kishte gjetur çelësin që çdo femër të kalonte në orgazëm. Jo një çelës fizik dhe jo nuk është penisi as pika G. Është pika M(kot. Shaka vk)
    Pastaj biseda kaloi në anën shpirtërore bazuar në eksperiencën traumatike jetësore të personazhit mysafir dhe nderthurrja me spiritualen. Temat e diskutimit përplasen majtas djathtas por ajo që mbetet është esenca e këtij podcasti, Luçiferi dhe Profeti që do bastardojnë dhe kundërshtojnë çdo gjë.
    Hidhi një sy. Nëse tl pëlqeu na shkruaj në faqen tonë në Instagram. Nëse stë pëlqeu na shkruaj në email. Kemi punësuar një djalë që merret me email. Çimi e ka emrin.
    Ti vetëm dëgjo podcastin
    2 hr 13 min
  • #68- Femija(+18)- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Ky episodë flet për shumë gjëra pasi normal edhe këtë jemi hallakatur kudo. Që te burgaxhinjtë deri tek disa komentime të Hoxhës. Në fund flasim për fëmijët. Se si janë ndërtuar. Jo proçesin por se sa të çuditshëm janë. Që me pafajsinë e tyre bëjnë rrëmujë dynjanë. Ndryshe nga disa priftërinj ne fëmijët i kemi qejf shumë por joaq shumë sa për seks. Nejse më mirë të humbësh një gjymtyrë sesa këtë episodë.
    Ti vetëm dëgjo dhe shperndaje tek dikush qe ka nevoje ta degjoje
    1 hr 9 min
  • #67- Karroca(+18)MIC- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Profeti na solli një histori të bukur në këtë episodë. Aq e bukur saqë Luçiferi e vuri në diskutim vërtetësinë e kësaj historie. Ti i dashur dëgjues gjykoje vetë. Bashkëbisedimi degradon te karroca. Tek njerëzit që janë në karrocë me rrota. Dmth çdo karrocë ka rrota ndaj ska nevojë të thuash karrocë me rrota. Por dmth për dikë të paralizuar me karrocë i bllokuar në një kohë lufte supozojmë (të frymëzuar pakëz nga lufta në Ukrainë).
    Mos e dëgjo këtë episodë ndërkohë që je në klasë apo në një ambjent ku të kërkohet mos të bësh zhurmë sepse është e gatantuar që do shpërthesh në të qeshura.
    Vetëm dëgjo dhe shperndaje tek dikush qe ka nevoje ta degjoje
    34 min
  • #66- Kurthi i Gruas(+18)- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Ky episodi fillojë me disa ngjarje bombastike në showbizin shqiptar por në fund mbyllet me kurthin epik të gruas. A je gjendur në një pozicion ku gruaja jote thur një skenar ku ti je i destinuar të dështosh vetëm që ajo të vërtetojë meshkujt janë maskarenj? Nëse po do gjesh vetveten. Nëse jo do jetë një mesim i vlefshëm për të bërë shmangien ideale. Ne jemi këtu për të të nxjerrë nga situata.
    Ti vetëm dëgjo podcastin që sështë shumë i famshëm për momentin po një ditë mund të jetë dhe ti mund të njihesh nga të parët që e ka shpërndarë.
    57 min
  • #65- Pornografia(+18) MIC- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    A është Pornografia e dobishme apo e rrezikshme? Në vende të ndryshme dhe në komunitete të vacanta janë kryer studime që kur porno shikohet nga meshkujt e komunitetit ka ulur ndjeshëm sulmet selsuale të meshkujve ndaj femrave.
    Dicka që mund të ndikojë keq është fakti që të paraqitet një model seksi që nuk është realist. Organe të mëdha, njerëz super sexy, performance jo realiste dhe të ul atë babësinë seksuale që të shtyn të shkosh ti flasësh një femre dhe të dalësh nga kornizat.
    Ne normalisht e banalizuam temën si përherë por a nuk është kjo arsyeja që na ndiqni?
    Ti vetëm dëgjo podcastin tonë dhe shperndaje
    1 hr 1 min
  • #64- Degradimi(+18) MIC - Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Nëse ndodh një shtatëzani, a mendoni se mashkulli duhet të ketë të drejtë për të qënë pjesë e vendimit për të mbajtur fëmijën duke ditur që femra mban peshën dhe barrën e shtatëzanisë?
    Përfolëm shumë gjatë për disa histori masturbimi kolektive dhe disa histori nga jeta jonë që janë qesharake që mendojmë shumë nga ju do gjejnë veten.
    Kemi qeshur shumë sepse e degraduam dhe ishte e sikletshme por ja vlejti.
    Ti vetëm dëgjo podcastin sepse sështë kurrë vonë të ndryshosh jetën tënde
    1 hr 8 min
  • #63- Online Dating(+18)MIC- Alo! Kam Nje Pytje Podcast Shqip
    Ky episodë na ka futur në mendime. Folëm dhe u shtrimë në aq shumë tema saqë nuk i mbajmë as mend. Ah po. Çfarë mendoni për online dating? Po për një femër ose nje mashkull që sdo të bëjë femijë? Po për vesektominë? Çfarë moshe mendoni se duhet të martoheni? Këto pyetje i ke bërë ose të janë bërë ose mbase stë janë bërë por po i bëjmë ne sërish që ta diskutojmë dhe të kuptosh që është ok të ndihesh si ndihesh dhe të duash çfarë do. Dëgjoje këtë episodë se mbase edhe do qeshësh.
    Mos harro të na shpërndash, të na ndjekësh nëse sna ke ndjekur akoma, të blsj donate por nëse ske mundësi ska gjë mjafton të na dëgjosh.
    1 hr 5 min

About Alo! Kam Nje Pytje (Podcast Shqip)

From the publisher's feed

Debate më të nxehta se fotot lakuriq të Margot Robbie.
Humori më i zi se Obama (qeni i Ilir Shaqirit tek BBV)
Çdo te hënë ne te gdhire del podcasti më i mirë. Nese jeni te pangopur dhe nje ne…