Në episodin e 74-të të podcastit “Arena e Yjeve”, në fokus vjen analiza e thelluar e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan pa filtra për zhvillimet më aktuale në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar. Gjatë bisedës, gazetarët ndanë opinione të drejtpërdrejta dhe shpesh kritike për realitetin e futbollit vendor, duke prekur temat më të nxehta të momentit. Lavdim Pireva u tregua i ashpër në analizën e tij për Prishtinën, duke kritikuar rezultatet dhe duke theksuar rëndësinë e seriozitetit maksimal në ndeshjet vendimtare, veçanërisht në një sezon ku çdo pikë ka peshë të madhe. Nga ana tjetër, Romak Zeqiri adresoi një problem të kahershëm të klubeve kosovare, duke bërë thirrje që kontratat e lojtarëve të rinovohen me kohë, në mënyrë që klubet të mos humbasin futbollistë falas dhe të dëmtohen si financiarisht ashtu edhe sportivisht.
Diskutimi u zhvendos edhe te parashikimet për sezonin aktual. Shkumbin Pireva ndau analizën e tij mbi garën për titull dhe luftën për Evropë, duke u bazuar në formën aktuale, kontigjentin e lojtarëve dhe stabilitetin e klubeve. Në një tjetër parashikim, Romak Zeqiri u shpreh se Drita është favorite për titullin kampion, ndërsa parashikoi që Gjilani ta përfundojë sezonin mbi Prishtinën, bazuar në performancat e deritanishme.
Lavdim Pireva vlerësoi Ballkanin si skuadrën me lojën më të mirë në kampionat, duke parashikuar se ekipi nga Suhareka do të shpallet kampion, falë organizimit, vazhdimësisë dhe stabilitetit në lojë. Një temë e veçantë e episodit ishte edhe formati i ri i garave të UEFA-s, për të cilin Shkumbin Pireva u shpreh se është “gjëja më e mirë që i ka ndodhur futbollit”. Në fund, gazetarët dhanë edhe parashikimet e tyre për fituesin e Ligës së Kampionëve, duke ndarë mendime të ndryshme dhe argumente interesante për ekipet që shihen si favorite këtë sezon.
Mbështetur nga:
- Golden Eagle
- Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.
Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com