BNA Podcast

BNA Podcast

By Business Network AlbaniaBusiness
Download on the App Store

BNA Podcast episodes

  • 1 vit BNA: Sfidat, arritjet dhe çfarë vjen më pas? | Hudi Shehu | EP.1

    Si ndërtohet nga zero një ekosistem ndërkombëtar biznesi? Çfarë ndodh prapa skenave të një organizate që synon të lidhë sipërmarrësit, investitorët dhe profesionistët shqiptarë në mbarë botën? Në episodin e parë të BNA Podcast, Hudi Shehu ndan historinë e krijimit të Business Network Albania, sfidat e vitit të parë, vendimet më të rëndësishme, arritjet dhe vizionin për atë që vjen më pas.Hudi Shehu është një nga Themeluesit dhe Kryetar i Bordit të Business Network Albania (BNA), si dhe Themelues dhe President i Postjer Group. Përmes angazhimit të tij në sipërmarrje, mentorim dhe zhvillimin e bizneseve, ai punon për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe lidhje ndërkombëtare.Në këtë episod diskutojmë:

    Nga ideja në realitet: Si lindi Business Network Albania dhe çfarë e bëri të nevojshëm krijimin e një rrjeti të ri ndërkombëtar biznesi.

    Sfidat e vitit të parë: Vështirësitë, vendimet dhe mësimet gjatë ndërtimit të organizatës nga zero.

    Nga Tirana në Londër dhe Berlin: Rrugëtimi i konferencave ndërkombëtare dhe rëndësia e lidhjes së bizneseve shqiptare me diasporën.

    Teknologjia dhe e ardhmja e networking: Pse BNA investoi në ndërtimin e një platforme digjitale dhe si mund të ndihmojë ajo në krijimin e bashkëpunimeve reale.

    Çfarë vjen më pas?:

    Planet për zgjerimin e BNA, zhvillimin e komunitetit dhe mundësitë që synojmë të krijojmë për sipërmarrësit dhe investitorët.Ky episod shënon edhe lançimin zyrtar të BNA Podcast, një hapësirë për histori reale, ide, sfida dhe zgjidhje konkrete nga bota e biznesit.

    36 min

About BNA Podcast

From the publisher's feed

Podcasti i Business Network Albania sjell sipërmarrës, investitorë dhe profesionistë nga Shqipëria, diaspora dhe më gjerë, për të ndarë përvojat, vendimet e vështira dhe mësimet pas arritjeve të tyre.