
Sign up to save your podcasts
Or


Dëgjim të këndshëm!
🎧 Orët e Mujit 🎧
Ky është tregimi Orët e Mujit sipas versionit të Dhimitër Paskos, me emrin letrar Mitrush Kuteli. Një histori e lashtë shqiptare, e rrëfyer me një frymë të re, për të mbetur e gjallë në kujtesën tonë.
📖 Fatime Tola, një mike e librit që nuk ka dëgjuar asnjë libër audio në jetën e saj, por... "Tregimet e moçme shqiptare janë pasuri kombëtare, të cilat duhen përçuar brez pas brezi në çdo lloj forme, tradicionale apo moderne."
🎙️ Dëgjoje këtë rrëfim magjepsës dhe lejo historinë e Rozafës të të flasë në një mënyrë krejt të re!
Dionis Furriku, i njohur nga miqtë si Dio, është një mendimtar i ri me një sfond të pasur akademik dhe një pasion të thellë për filozofinë. Ai ka përfunduar dy diploma bachelor, një në Marrëdhënie me Publikun në Durrës dhe tjetrën në Filozofi, që e konsideron si pasionin e tij të vërtetë, duke e përmbyllur me një mesatare prej 9.2. Aktualisht, ai po ndjek studimet e tij në nivelin master shkencor. Dionisi synon të ndajë mendimet e tij mbi shoqërinë duke i sjellë ato përmes një këndvështrimi filozofik të qartë dhe të kuptueshëm për publikun e gjerë.
🎙️ Episodi 150 – Adriatik Lapaj: Shqipëria Bëhet apo Jo? 🇦🇱🔥
Në këtë episod të veçantë të Buchi Podcast Shqip, i ftuar është Adriatik Lapaj, avokat, aktivist dhe lideri i lëvizjes "Shqipëria Bëhet". Një figurë që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën politike shqiptare, Lapaj ndan vizionin e tij për të ardhmen e vendit dhe sfidat që e shoqërojnë.
🗣️ Çfarë diskutuam?
🔹 Kush është Adriatik Lapaj dhe si ka ndikuar aktivizmi i tij në debatin publik?
🔹 Përplasjet, debatet dhe kritikat që ka hasur gjatë rrugës së tij.
🔹 Programi elektoral i "Shqipëria Bëhet" – si synon të sjellë ndryshim real në Shqipëri?
🔹 Reforma zgjedhore, referendumi dhe e drejta e votës për diasporën.
🔹 Si e sheh ai të ardhmen e politikës shqiptare dhe çfarë e dallon nga partitë tradicionale?
Një bisedë e sinqertë, e drejtpërdrejtë dhe provokuese mbi të ardhmen e Shqipërisë. A është "Shqipëria Bëhet" alternativa që vendi ka pritur?
🎧 Ndiq episodin tani dhe na trego mendimin tënd në komente!
📌 Mos harro të na ndihmosh! Për më shumë episode dhe për të mbështetur këtë projekt, bëhu pjesë e komunitetit tonë në Patreon 👉 Patreon.com/BuchiPodcast
#BuchiPodcast #PodcastShqip #AdriatikLapaj #ShqiperiaBehet #Zgjedhjet2025 #PolitikaShqiptare #Diaspora #Demokracia
Dëgjim të këndshëm!
Episodi 148 i Buchi Podcast Shqip sjell Jorida Tabakun, ekonomiste, pedagoge dhe politikane me një karrierë të spikatur në administratë dhe politikë. Me një formim të fortë akademik, përfshirë një doktoraturë mbi sipërmarrjen dhe qeverisjen e korporatave, Tabaku ka dhënë kontribut në financat publike, integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik. Si anëtare e kryesisë së PD, ajo ka qenë në ballë të betejave për transparencë dhe mbështetje për biznesin. Një bisedë mbi sfidat ekonomike dhe vizionin për të ardhmen e Shqipërisë! 🎙️🇦🇱 #BuchiPodcastShqip #JoridaTabaku #Ekonomi #Politikë
From the publisher's feed

4 Listeners