Buchi Podcast Shqip

Buchi Podcast Shqip

By Bleon HasaniSociety & Culture
Download on the App Store

Buchi Podcast Shqip episodes

  • #127 - Bioteknologji mjeksore plot gaz dhe hare | Mirea Mema në BUCHI PODCAST SHQIP

    Episodi 127 i Buchi Podcast Shqip sjell një intervistë me Mirea Mema, e cila ka përfunduar studimet për Bioteknologji në Universitetin Politeknik të Berlinit dhe aktualisht është në përfundim të studimeve master me specializim në bioteknologji mjekësore. Përveç angazhimit të saj akademik, Mirea ka punuar për tre vite si asistente në kërkim shkencor në fushën e "Proteomics", duke kontribuar në avancimin e kërkimeve të rëndësishme shkencore. Në këtë episod, Mirea ndan përvojën e saj në fushën e bioteknologjisë dhe përpjekjet e saj për të balancuar studimet me karrierën kërkimore.

    1 hr 16 min
  • #124 - Mrekullia e vaksinave | Dr. Erion Dasho në BUCHI PODCAST SHQIP

    Erion Dasho është një mjek me ekspertizë në menaxhim, konsulencë dhe ofrim shërbimesh shëndetësore. Ai ka një sfond arsimor të pasur që përfshin mjekësinë, shëndetin publik dhe administratën e biznesit. Me 18 vite përvojë në menaxhim dhe konsulencë shëndetësore, 14 vite në mësimdhënie dhe 12 vite në konsulencën e IT-së, Dasho ka kontribuar në sektorë të ndryshëm të kujdesit shëndetësor, duke bashkëpunuar me qeveri dhe organizata të ndryshme. Ndër arritjet e tij kryesore përfshihen implementimi i sistemeve të informacionit spitalor në Lindjen e Mesme, programe të telemjekësisë në Shqipëri dhe Cabo Verde, dhe drejtimi i Programit Kombëtar të AIDS. Ai është i njohur për aftësitë e tij të shkëlqyera në komunikim, mendim strategjik dhe menaxhim ekipor.

    1 hr 16 min
  • #122 - Rrugëtim, Aktualitet dhe politikë | Matilda Bako në BUCHI PODCAST SHQIP

    Matilda ka përfunduar studimet Bachelor në Gjuhësi dhe Letërsi me medalje të artë në Universitetin e Tiranës në vitin 2019. Më pas, ajo ka vijuar studimet Master në Universitetin e Humboldt-it në Berlin, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 2022.

    Aktualisht, Matilda po kryen studimet e saj të Doktoraturës në Universitetin e Humboldt-it, ku fokusohet në një temë interdisiplinare që lidhet me analizën kritike të diskursit të fenomeneve politike në një kontekst krahasimor europian.

    Pas përfundimit të disa internship-eve prestigjioze në Oxford, Bundestagun Gjerman dhe Komisionin Europian, Matilda që prej vitit 2023 punon si kërkuese shkencore në Bundestagun Gjerman. Ajo është pjesë e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian, ku merret me çështjet e BE-së, zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

    1 hr 32 min
  • Përfaqësimi i Diasporës me Florian Haçkaj | Hapsirë publike nga Arbër Lleshi

    Abonohu në PATREON: Patreon: https://www.patreon.com/buchipodcast

    https://x.com/arberxv
    https://x.com/FlorHackaj
    https://x.com/bleonhasani13
    Donacione në PayPal: https://paypal.me/BHasani13?country.x=DE&locale.x=de_DE
    Donacione në BuyMeaCoffee: https://www.buymeacoffee.com/buchipodcast
    Donacione në Ko-fi: https://ko-fi.com/buchipodcast
    Abonime në Spotify: https://podcasters.spotify.com/pod/show/buchi-podcast/subscribe
    Ose abonohuni në Youtube membership
    Na ndiqni në:
    Facebook: https://www.facebook.com/buchi.podcast
    Instagram: https://www.instagram.com/buchi_podcast/
    Twitter: https://twitter.com/bleonhasani13
    TikTok: https://www.tiktok.com/@buchipodcast

    1 hr 40 min
  • #120 - Kanceri që lundron në lumin Ishëm | Lulzim Baumann & Klajdi Sotiri

    Lulzim Baumann është ekspert i ekonomisë qarkulluese, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Recycling Albania. Lulzimi është aktiv edhe me organizatën Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në grupin e Energjisë dhe Mjedisit, ku së bashku organizuan konferenca energjetike me temë “Dilema e Tranzicionit të Energjisë në Shqipëri”.

    Klajdi Sotiri është ekspert i menaxhimit të integruar te burimeve ujore. Ai ka studiuar inxhinieri ndërtimi dhe ka kryer doktoraturën me fokus kërkimor në menaxhmin e baseneve ujore dhe sedimentimin e rezervuareve, në Karlsruhe Institute of Technology. Klajdi ka punuar si kërkues shkencor për rreth 9 vite në të njëjtin institut dhe aktualisht ai është themelues i kompanisë limknow GmbH & Co. KG që ofron shërbime konsulence ne fushën e mjedisit.

    1 hr 43 min

About Buchi Podcast Shqip

From the publisher's feed

"A podcast in Albanian for Albanians worldwide, focused on addressing the negative habits within Albanian culture. We discuss current events in politics, society, and finance with the aim of driving change. Through engaging and thought-provoking content, we challenge mindsets while entertaining our listeners."

More shows like Buchi Podcast Shqip

Alo! Kam Nje Pytje (Podcast Shqip) by Pod Hub 2.0

Alo! Kam Nje Pytje (Podcast Shqip)

4 Listeners