
Sign up to save your podcasts
Or


Enea Ziu është një artist nga Tirana. Prej 12 vitesh merret me muzikë duke u angazhuar me grupe të ndryshme. Aktualisht është vokalist dhe kitarist me grupin ATEN, baterist me grupin MORGU dhe merret me projektet e tij personale muzikore. Me çdo bandë dhe projekt Enea bën diçka të ndryshme, pasi i pëlqen të eksperimentojë në muzikë. Është bashkthemelues i Jamhouse Studio, një qendër ku bëhen prova dhe regjistrohet muzika e disa nga bandat më të mira të metalit dhe muzikës alternative underground në Shqipëri. Me MORGU-n, grupi ka qenë më aktive me koncerte dhe publikime. Kanë luajtur në Tiranë, Itali, në Prishtinë më 2 qershor dhe do të luajnë në Bullgari në shtator. Me ATEN-in, grupi ka performuar së fundmi në Tiranë dhe janë në procesin e regjistrimit të albumit të tyre të tretë. Ndërsa me projektet e tij personale është më spontan dhe akoma më shumë eksperimental.
Gjithashtu, Enea merret me arte vizuale. Ka mbaruar për pikture dhe marrë shpesh pjesë në ekspozita. Së fundi, në festivalin e piktures RinArt, fitoi çmimin për portretin më të mirë. Ai ka qenë pjesë e grupit të restaurimit të mozaikut të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar, i cili u përurua së fundmi nga ministria e kulturës dhe përfaqësuesit e BE-së.
Ju kërkojmë ndjesë për problemet teknike që kemi pasur gjatë ktij episodi.
Në këtë episod diskutojmë shkurtë me Gazin, mikun e podcastit, rreth disa prej ndryshimeve të dukshme mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Prekim trazirat në veriun e Kosovës deh diskutojmë rreth ngërçit politik të asosiacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gazi, miku i Buchi Podcast, është një ëndrrimtar nga Kamenica e Kosovës, Gazi jeton në Francë që nga paslufta. Në 15 vitet e fundit punon për kompaninë e njohur të modës Polo Ralph Lauren, merret me analizat strategjike të trendeve, tregut dhe programet zhvillimore afatmesme. Puna në këtë kompani prestigjioze i ka hapur mundësi që të zgjerojë horizontin dhe të punoj në qendrat më të rëndësishme globale të influencës, dhe këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe që të frymëzohet për receta të ndryshme kulinare të cilat i ka pasion.
Një bisede me miken e podkastit, gazetaren Alisa Braho, mbi aktualitetin në Kosovë.
Andi Knuti, i njohur në platformat e Podcasteve me formatin e tij "Na Ishte Një Herë Sot" dhe në Instagram me "andiknuti_theunedited" prezencën e tij në "botën e web" ka vendosur ta shfrytëzojë për të përcjellë mesazhe që tentojnë të ngacmojnë audiencën për të qënë më reagues ndaj fenomeneve negative që gjithmonë dhe më shumë vihen re në shoqërinë shqiptare, e gjitha duke përdorur një stil narrativ të ngjashëm me atë që në letërsi njihet si "Stream of Consciousness/Përroi i Ndërgjegjes".
Nëse do kishit interes, Andi mund të ndiqet në profilin e tij Publik Instagram https://instagram.com/andiknuti_theunedited?igshid=ZDc4ODBmNjlmNQ==, dhe Podcast në linkun
https://open.spotify.com/episode/5q4ESU2pnFSPo00oAhGpYg?si=3qhwafJbRpiRfP0wiC6igA
Franc Jakova Topulli është urbanist i rritur dhe i shkolluar jashtë. Ai është pjesë e listës së Nismës Thurje për zgjedhjet vendore në Tiranë. Franci dëshiron të kthehet në Shqipëri dhe të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetesës në qytet dhe në demokratizimin e shoqërisë.
From the publisher's feed

4 Listeners