
Sign up to save your podcasts
Or


E nisim sezonën e dytë të 'Confessions/Rrëfime', podcastit unik që ndërlidhë librin dhe të drejtat e njeriut. Pas një sezone të suksesshme me 40 episoda, Arbër Selmani vazhdon bashkëbisedimet e tij me mysafirët e tij prej sferave të ndryshme të jetës. Rrezearta Reka Thaqi na flet për luftën, për ditarët e saj të luftës, për Prishtinën e vjetër, për letërsinë dhe gratë shqiptare brenda kësaj letërsie... Po rrëfehemi së bashku, tash e tutje, në 'Confessions/Rrëfime'
E përmbyllim sezonën e parë të 'Confessions/Rrëfime' me Rron Gjinovcin. Flasim për librin, letërsinë, udhëtimet, arkitekturën, jo duke bërtitur por duke diskutuar me produktivitet e me pozitivitet. Rroni, aktivist i shoqërisë civile, punon shumë në fushën e arsimit në Kosovë, çka nuk mbetet jashtë bisedës së përbashkët në këtë podcast ku Rroni vjen i këndshëm, profesional, e patjetër edhe kritik. https://radiourban.fm/
Derisa po afrohemi në fundin e sezonës së parë të 'Confessions/Rrëfime', e sjellim Halil Asllanin - profesor i gjuhës angleze për qëllime specifike: nëse doni me e mësu anglishten për gazetari, apo për një aplikim specifik, për inxhinieri, për një rast të veçantë... Halili na flet edhe për letërsinë angleze dhe për mundësitë që sot i vijnë atij e asaj që e flet mirë gjuhën angleze. https://radiourban.fm/
Gëzimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës. Ai merret me studime, me publicistikë e me letërsi, dhe në këtë episod të podcastit na zbulon më shumë për krijimtarinë e tij por edhe për gjendjen e librit në Kosovë. Flasim me Gëzimin për njeriun e ndriçuar, njeriun e iluminuar, për prozën e autorit, për dëshirën e brendshme për komunikim, për të ardhmen, për autorët e tij të preferuar. https://radiourban.fm/
Në biografinë e tij, fjala poet është kryesorja dhe ajo të cilën Luli e dashuron më së shumti. Me krejt rolet tjera në jetë, prapë më së miri Lulzim Tafës i shkon të qenit poet. Në këtë episod të podcastit tonë mbi librin flasim me Lulzim Tafën, poet fitues i disa çmimeve e mirënjohjeve kombëtare e ndërkombëtare. Tafa është anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji. https://radiourban.fm/
Episodi i 36-të i podcastit 'Confessions/Rrëfime' sjellë dy autorë të rinj por me ngadalësi edhe të treguar në skenën e poezisë në Kosovë: Agon Rexhepi e Fitim Majkovci. Njëri edhe aktivist e tjetri edhe gazetar, fjalën e kanë armën e tyre të fortë dhe përmes fjalëve mundohen të transmetojnë të vërtetën e tyre, luftën e tyre për informatën e saktë dhe sfidën e tyre për drejtësi. Një episod që sjellë në pah edhe vështirësitë e të qenit një poet në moshë të re në peisazhin letrar në vend. https://radiourban.fm/
Fllanza Berisha ishte mësuese për rreth katër dekada. Fatosi, djali i saj, është sot regjisor teatri e filmi, madje një prej punëtorëve më të zellshëm të artit e kulturës në Kosovë. Një dyshe intelektuale, mësuesja Fllanza dhe Fatosi vijnë në podcastin tonë për të biseduar rreth librit, rreth mësuesisë, rreth tregimeve familjare që gjithmonë emërues të përbashkët e kanë letërsinë e leximin. Një prej atyre podcasteve që nuk duhet me e humbë! 'Confessions/Rrëfime' vjen me episodin e 35-të, mbushur me buzëqeshje e momente humori. https://radiourban.fm/
Dorjan Krasniqi është psikolog që kryesisht merret me fëmijët. Ligjërues i jashtëm në shkolla, kolegje e kopshte, Dorjani vjen në podcastin tonë dhe flet për librin, psikologjinë, por edhe për gjendjen e shoqërisë tonë sot. Gjithmonë është e nevojshme një simbiozë mes letërsisë, librit dhe psikologjisë, andaj Dorjani në këtë episod na flet thellësisht për të trijat.
https://radiourban.fm/
Podcasts: https://linktr.ee/radiourbanfm
Edhe politikane, edhe sociologe, edhe
poete por edhe një hulumtuese e zonja,
Sibel Halimi vjen në podcastin tonë me
rrëfimin se si libri e ka ndihmuar ate ta
njohe me mire botën rreth saj, e
padyshim, edhe vetveten.
https://radiourban.fm/
Jehonë Jahaj vjen e freskët prej Gjermanisë në Kosovë. Një shaci e vërtetë, Jehona na tregon për kulturën, letërsinë, shqiptarët në Berlin e në Gjermani. Ajo e organizon tash e disa vjet ngjarjen kulturore 'Marrja Zezë' e poashtu edhe ndihmon në diplomacionë kulturore shqiptare në Berlin.
From the publisher's feed
Podcast për librin, për artin, për kulturën… Hiç i mërzitshëm, hiç i mangët, po goxha informativ edhe i këndshëm… Confessions/Rrëfime vjen tash e tutje në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM, çdo të enjte…