I ftuar: Gazmend Selmani, themelues i IBAS
Në këtë episod të Diaspora Flet, mirëpresim Gazmend Selmanin, themelues i IBAS – platformës fintech me bazë shqiptare që synon të transformojë mënyrën se si individët dhe bizneset qasen në financa.
Gazmendi ndan me ne rrugëtimin e tij si sipërmarrës në SHBA, Britani dhe Kosovë, dhe flet për mënyrat konkrete se si diaspora nuk duhet të shihet thjesht si dërguese remitancash, por si forcë për inovacion, ndërmarrësi dhe transformim sistemik.
Si themues i IBAS.world, ai po ndërton ura të reja mes diasporës dhe vendlindjes, duke krijuar mundësi investimi, qasje në financa, dhe ndërlidhje digjitale që shkojnë përtej ndihmës tradicionale.
Në këtë bisedë, do të dëgjoni:
Vlerat që ai dhe qasja e tij në biznes përfaqësojnë;
Pse Gazmendi beson se kapitali i diasporës është më shumë se para – është dije, rrjet dhe kulturë pune
Si e sheh ai të ardhmen e teknologjisë, financave dhe tregjeve të kapitalit në Kosovë dhe diasporë.
Një episod që sfidon narrativat e vjetra dhe propozon rrugë të reja për ta bërë diasporën bashkë-ndërtuese të së ardhmes.