Dilema Sociale | Top Albania Radio

Dilema Sociale | Top Albania Radio

By Top Albania RadioSociety & Culture
Download on the App Store

Dilema Sociale | Top Albania Radio episodes

  • “Best of” – Dilema Sociale

    Në përfundim të sezonit të parë të “Dilema Sociale” kemi përzgjedhur për ju disa nga episodet më të bukura, me temat më pikante dhe të ftuar që nuk kanë ngurruar të flasin pa filtra para mikrofonit të TAR.

    51 min
  • Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…

    Eftuar këtë të enjte në “Dilema Sociale” nën moderimin e Eno Popit ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun Marsela Çibukaj. Ajo ndër të tjera foli për karrierën e saj muzikore dhe konkurset në të cilat ka marrë pjesë.

    Marsela u shpreh për pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania” si dhe  fituesen Rina Bilurdagu.

    53 min
  • Sezoni “i sajuar” i pushimeve verore!

    Si do te organizohen pushimet verore kete vit ? Nga vera e “djegur” nje vit me pare prej pandemise tek kufizimet e levizjet per Shqiptaret kete sezon. Shqiperia ka shancet te rrise potencialin e turizmit te brendshem, maksimumi me shtetas te Kosoves dhe Maqedonise.

    59 min
  • Blendi Salaj: “Mazhoranca është e lodhur, e korruptuar, e vonuar…”

    Gazetari dhe analisti Blendi Salaj ishte i ftuar këtë të shtunë në “Dilema Sociale” nën moderimin e Eno Popit. Blendi bëri një analizë mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku ndër të tjera zbuloi edhe arsyen pse Partia Demokratike i humbi ato.

    Ai tregoi për rëndësinë e parave në një fushatë elektorale. Një shembull që ai mori ishte Agron Shehaj, për të cilin Blendi u shpreh se është një njeri i pasur, i cili i ka fituar paratë në mënyrë të ndershme. Sipas tij, Shehaj ka besueshmëri te publiku dhe është një model i ri që ndoshta na duhet.

    I pyetur se përse nuk fitoi opozita, Blendi u shpreh se problemi i saj nuk ishte reklama, por ‘bagazhet’ e së kaluarës.

    1 hr 2 min
  • Soni Malaj rrëfen për ‘rilidhjen’ me Flori Mumajesin…

    Soni Malaj është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, ku ka publikuar 4 albume të suksesshme me këngë të cilat janë kthyer në hite, është fituese e shumë çmimeve në “Këngën Magjike” duke iu afruar shumë finishit.

    Për të zbuluar më shumë detaje rreth karrierës së saj artistike, Soni Malaj ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio të moderuar nga Eno Popi.

    Soni rrëfeu për këngën e saj më të re “Versioni im”, pjesë e “Këngës Magjike 2021”. Ajo u shpreh se ky propozim erdhi nga pruducenti Flori Mumajesi, i cili është dhe tekstshkruesi i kësaj kënge dhe gjithçka ka ndodhur në mënyrë të papritur.

    59 min

About Dilema Sociale | Top Albania Radio

From the publisher's feed

Mëdyshjet shoqërore të kohërave që jetojmë, nga Eno Popi. Pas muajsh shkëputjeje nga Ekrani dhe Radio, Eno Popi rikthehet me një program introvert i cili do t’ju bëjë të mendoni e njëkohësisht do ti…