Mic n'Chips Podcast

E bëj për hobi! Google define: Hobby


Listen Later

Është pothuajse e pamundur të gjesh aspekte negative për sa i përket ushtrimit të një hobby. 

Megjithatë, në mënyrë krejt paradoksale justifikimet për mos të pasur një të tillë janë të shumta: mungesa e kohës, frika e mos të qenit i talentuar mjaftueshëm ose edhe perceptimi i një hobi si të parëndësishëm për kohën dhe ambicien tonë. Ky episod përpiqet të listojë një sërë arsyesh pse është me vlerë që të kemi një hobi ose pasion tonin dhe mënyrat se si mund ta lehtësojmë agjendën e ngarkuar për të gjetur pak vend për to. 

Nga një koncert fëmijësh ku Mate nuk arriti të këndonte në natën finale, në parkourin e Tomek që shpëtoi për fije pa thyer kockat, deri në top hobby-et më të çuditshëm në botë. 

Ky është carousel-i i këtij episodi. 
Patjetër që një pjesë e juaja e ka një Hobby. Pse nuk e ndani me ne?

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Mic n'Chips PodcastBy tomek x mate