What you(th) doing?

Episodi 2.1: Epoka Viktoriane ka Kohë që ka Mbaruar!


Listen Later

 Në këtë version të ri dhe të përmirësuar të podcast-it nga të rinjtë, për të rinjtë: "What You(th) Doing?", fokusi është tek edukimi seksual.
 Edukimi seksual ka një rëndësi thelbësore për mbarëvajtjen e shëndetit fizik, emocional dhe mendor të të rinjve. Duke mësuar për tema të tilla që konsiderohen padrejtësisht tabu në Shqipëri, shoqëria jonë mund të fuqizohet për të marrë vendime më të informuara që mbrojnë shëndetin e njëri-tjetrit, rrisin respektin për partnerët, dhe thyejnë stigmat e mitet ekzistuese.


 Në këtë episod të titulluar "Epoka Viktoriane ka Kohë që ka Mbaruar!", së bashku me këndvështrimet e dy anëtarëve të Blueprint: Ania Sauku dhe Hedion Karaxho, do të ndalemi te koncepti i edukimit seksual në përgjithësi dhe do të thellohemi duke ngritur pikëpyetje mbi njohuritë e të rinjve shqiptarë për shëndetin seksual dhe riprodhues. Pa përmendur nuk do të mbesin edhe këshillat sesi duhet të implementohet edukimi seksual në arsim dhe shoqëri për të arritur rezultatet më të mira për rininë e sotme.

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

What you(th) doing?By UNA Albania