Share What you(th) doing?
Share to email
Share to Facebook
Share to X
By UNA Albania
The podcast currently has 20 episodes available.
Mikrofoni ndezur, idetë gati, dhe sezoni i dytë i “WHAT YOU(TH) DOING?” vjen së shpejti pranë jush!
🔎A e keni menduar ndonjëherë si paraqiten stereotipet gjinore në fushën e mjekësisë?
➡️Për ta mësuar, ndiqni episodin më të ri të podcast “What you(th) doing?” me një temë mjaft interesante “Grua në mjekësi, shpërblyese apo kufizuese?” 💉
Përtej punës së palodhur, si janë të ndarë mjeket dhe mjekët në vendin tonë? Ku e fokusojmë ne besimin tonë në momentin që konsultohemi me një mjek/e? Dhe ajo që është më kryesorja, si shfaqet barazia gjinore, apo mungesa e saj në këtë fushë? 🔬
Me një bisedë të këndshme me të ftuar mjeken endokrinologe, do të zbuloni një këndvështrim ndryshe të kësaj teme si dhe përgjigjet e pyetjeve të mësiperme.
“A i di të drejtat e tua?”
Kjo është pyetja me të cilën do nisim episodin e ri të podcast-it tonë!Për këtë temë, kemi të ftuar një eksperte të
fushës Viviana Çupi për të ndarë njohuri të rëndësishme dhe për të treguar raste të ndryshme kur njohja e të drejtave të njeriut ka ndryshuar marrëdheniet midis vetes dhe të tjerëve.
Të drejtat e njeriut janë thelbi i shoqërise sonë dhe një mjet i fuqishëm për të garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë individët, prandaj ju ftojmë ta shijoni këtë perspektivë unike duke ndjekur podcast-in tone në Spotify ose Apple Podcast.
Le të bashkëpunojmë për një botë më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme!
Çfarë ndodh në OKB nuk mbetet në OKB, sepse Aldi dhe Marsela kanë treguar momentet më pikante nga experienca e tyre në UNGA7 në këtë episod podcasti.🎙️
🚨Si t'ia mbathni nëse mbeteni të mbyllur në një nga sallat me sigurinë më të lartë?
Si kanë reaguar delegatët kur janë provokuar nga diplomatët Rus?
Cili ka qenë momenti më pikant për delegatët?
Çfarë ka ndryshuar pas 1 viti mandat për Aldin dhe Marselën?
Këto dhe të tjera i zbuloni në podcastin "Çfare ndodh ne OKB, thuhet ne What You(th) doing" 🚀
Are you curious about how electoral processes work and how your vote can make a difference? Tune in to our latest podcast episode where we explore the importance of exercising your right to vote.
Let's empower ourselves with knowledge and take action to create the change we want to see in our communities and the world. Don't miss out! 🎙️🗳️ #ElectoralProcesses #Democracy #Podcast #Spotify #YourVoteMatters #MakeEveryVoteCount #14maj
Këmbanat e alarmit po bien!
Për çfarë? Që të na rikujtojnë se sa e rëndësishme është njohja e ideologjive politike e kësisoj reflektimi për zgjedhjet që bëjnë të rinjtë nëpërmjet votimit. Duke u nisur nga fenomeni në masë i keqinformimit të të rinjve rreth kësaj teme, ne i dedikuam një episod të tërë të podcastit “What you(th) doing?”.
Cili është raporti mes rinisë dhe ideologjive politike?
Cilat ideologji kanë dominuar politikën shqiptare me kalimin e kohës?
Së bashku me të ftuarin tonë Sokol Lleshi, lektor i shkencave politike në Universitetin e New York Tirana, kemi arritur të japim një shpjegim këtyre e shumë pyetjeve të tjera.
“Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën”. Kjo thënie e Nelson Mandela na bën të kuptojmë se sa vendimtar dhe i jashtëzakonshëm është ai në përmirësimin e gjithësecilit prej nesh. Bazuar në këtë fakt, kemi përzgjedhur jo rastësisht një temë të veçantë për episodin e rradhës të podcasit tonë që e kemi quajtur “Një takim me Evropën”. Së bashku me të ftuarën tonë Ogerta Lala, përgjegjëse e komunikimit dhe rekrutimeve për “College of Europe” do të eksplorojmë mundësitë e bursave dhe dy kampuset e kolegjit në Bruges dhe Natolin, si dhe do u japim përgjigje këtyre pyetjeve e shumë të tjerave:
Çfarë është Kolegji i Evropës dhe cilat janë mundësitë që u ofron të rinjve për t'u rritur akademikisht?
Cilat janë mundësitë e bursave që ofron Kolegji i Evropës për të ndihmuar studentët shqiptarë?
Cilat janë ato këshilla të brendshme se si të përgatisni një aplikim të mirë?
📌Në episodin më të ri radiofonik të “What you(th) doing?” vëmendjen e kanë të Rinjtë!
👫Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, UN Association Albania dëshiron të nisë një diskutim mbi rolin dhe rëndësinë e të rinjve/rejave në proceset e paqes dhe sigurisë si edhe angazhimin e tyre të mëtejshëm në aktivitete/nisma për paqen.
🗯️Në këtë episod të titulluar “Why Youth?” së bashku me trajneren bashkëmoshatare, Flutura Brakaj reflektuam për përvojën e pesë punëtorive lokale të zhvilluara në kuadër të projektit “Building Partnership for Youth, Peace and Security” (tashmë të finalizuar), pikëpamjet e tyre mbi paqen, si dhe sfidat që pengojnë aktivizmin e tyre në këtë drejtim.
🎙️E ftuara jonë, ndau me ne këndvështrimin e saj në lidhje me punën me të rinjtë/rejat gjatë punëtorive lokale. Ndër të tjera ajo thekson, “... se nëse punon me të rinjtë një trajner/e bashkëmoshatar/e duhet të ketë një qasje sa më të hapur dhe të sinqertë në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosura…”
🟢Nëse dëshironi të njiheni më tej me punëtoritë lokale që do të zhvillohen në kuadër të projektit të ri “Të Rinjtë për Paqe dhe Siguri” dhe perspektivat rinore që do të parashtrohen, ju ftojmë të dëgjoni deri në fund këtë episod.
Në këtë episod të titulluar “Quo vadis Arsimi?”, kryefjala e bisedës është arsimi. Së bashku me aktivistin e Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, diskutojmë mbi arsimin e lartë në Shqipëri, çfarë është bërë deri tani, problematikat me të cilat hasen studentët, reagimin e tyre e shumë fakte të tjera që keni mundësinë t’i dëgjoni gjatë kësaj bisede. Ndiqeni tani episodin më të ri të podcastit “What you(th) doing?”!
Cfarë kanë të përbashkët Stockholmi, Gjeneva dhe New York-u? Për Anian dhe Diogjenin këto janë gurë kilometrikë në rrugëtimin e tyre si brezi i tretë i delegatëve rinorë në Kombet e Bashkuara. Ne ju ftojmë të dëgjoni episodin më të ri të "What you(th) doing?" për të mësuar më shumë mbi prapaskenat, historitë qesharake dhe mbi të gjitha se kur do të hapet thirrja për brezin e katërt të delegatëve.
Tani në Spotify dhe Apple Podcast, vetëm një klikim larg.
The podcast currently has 20 episodes available.