Sign up to save your podcasts
Or

Në këtë episod të ri të podcast-it nga të rinjtë, për të rinjtë: “What You(th) Doing?”, fokusi është tek mënyra se si rrjetet sociale po ndikojnë perceptimin rreth shëndetit. Shëndeti nuk është më thjesht një çështje personale, shpeshherë ai kthehet në përmbajtje online. Në një kohë ku simptomat, çrregullimet dhe sëmundjet bëhen virale, është thelbësore të kuptojmë sesi po ndikon ky ekspozim në mirëqenien tonë mendore dhe fizike. Nga presioni për një imazh të përkryer, tek keqinformimi dhe vetëdiagnostikimi i mbështetur në algoritme, sot të rinjtë përballen me një realitet kompleks.
Në këtë episod të titulluar “Kur Shëndeti bëhet Content”, së bashku me këndvështrimet e dy anëtareve të Blueprint: Oksana Projku dhe Rovena Palaj, do të ndalemi te mënyra sesi rrjetet sociale formësojnë narrativën e shëndetit. Do të flasim për fenomenin e “sickfluencers”, përmbajtjen “relatable” kundrejt asaj informuese dhe mbidiagnostifikimin e çrregullimeve si BPD. Pa përmendur nuk do të mbesin edhe këshillat sesi duhet të përdoren rrjetet sociale me vetëdije, balanca midis intimitetit dhe monetizimit të përvojave personale, si dhe mënyrat se si komunitetet online mund të shërbejnë si burim mbështetjeje dhe edukimi për të rinjtë që përballen me sfida shëndetësore.
By UNA AlbaniaNë këtë episod të ri të podcast-it nga të rinjtë, për të rinjtë: “What You(th) Doing?”, fokusi është tek mënyra se si rrjetet sociale po ndikojnë perceptimin rreth shëndetit. Shëndeti nuk është më thjesht një çështje personale, shpeshherë ai kthehet në përmbajtje online. Në një kohë ku simptomat, çrregullimet dhe sëmundjet bëhen virale, është thelbësore të kuptojmë sesi po ndikon ky ekspozim në mirëqenien tonë mendore dhe fizike. Nga presioni për një imazh të përkryer, tek keqinformimi dhe vetëdiagnostikimi i mbështetur në algoritme, sot të rinjtë përballen me një realitet kompleks.