Share Historia Ime
Share to email
Share to Facebook
Share to X
By Historia Ime
The podcast currently has 8 episodes available.
Në saj të monitorimit të saj të përvitshëm të medias, Historia Ime ka zhvilluar monitorimin për vitin 2021 në muajt Prill - Qershor, ku edhe këtë herë nuk munguan rastet flagrante të gjuhës seksiste dhe targetimit të papërshtatshëm të grave dhe individëve nga pakica gjatë fushatës zgjedhore dhe përtej saj.
Në mediat online, ajo që vihet re është se kryesisht gjuha jo-etike dhe diskriminuese targeton gratë dhe vajzat. Shumica e titujve dhe artikujve problematikë janë pa-autor, rreth 95% e tyre, duke vështirësuar procesin e ankimimit të këtyre artikujve.
Gratë dhe vajzat janë grupi më i targetuar nga gjuha jo-etike në mediat online, por edhe në median vizive.
Problematikë e njëjtë si dhe në vitet e mëparshme është prezumimi i pafajësisë nga ana e gazetarëve apo autorëve të artikujve në rrjete sociale, zbulimi i identitetit të viktimave të dhunës si dhe mos-konsultimi i disa burimeve në rastet e cështjeve delikate kur flitet për raste dhune apo konflikti.
Në vijim podcasti i rradhës, me disa gjetje kryesore nga monitorimi ynë i përvitshëm.
Pas një viti të vështirë pandemik, komuniteti LGBT+, si edhe artistë e përkrahës së kauzës së tyre, e gjetën veten në këtë 17 Maj të organizuar dhe të frymëzuar për të shprehur artistikisht lënien jashtë vëmendjes së këtij komuniteti nga shoqëria.
Muaji maj këtë vit, u kthye në një muaj të mirëfilltë kulturor, të mbushur me organizime kulturore, shfaqje, grupe debati dhe aktivizëm online dhe fizikisht për kauzën e komunitetit LGBTI për njohje dhe të drejta të barabarta.
Në këtë podcast po sjellim historinë e Lolës dhe Klaudiës. E para një vajzë transgjinore, e cila përjetimet e saj i përcjell për publikun e gjerë përmes një “Onë Woman Show”, ndërsa Klaudia, edhe pse thjesht përkrahëse e komunitetit, arriti që përjetimet e tyre t'i përmbledhë në një monodramë të quajtur BOSH, e cila u vu në skenë midis datave 14 dhe 17 maj, në qendrën kulturore Tulla.
Zgjedhjet e 25 Prillit, u paraprinë nga një fushatë e vakët elektorale, në mungesë të programeve politike të mirëfillta, mungesë transparence në proceset vendimmarrëse brenda partive, mungesë transparence në burimet e financimit të partive si dhe një numër të ulët të kandidatëve të rinj në moshë që garuan në këto zgjedhje.
Përpos këtyre fenomeneve, komunitetit rom, egjiptian, LGBTI+ dhe personat me aftësi të kufizuara nuk u ndjenë të përfshirë në këto zgjedhje, me asnjë kandidat që vinte nga këto komunitete dhe kandiatë të pakët që advokojnë për të drejtat e këtyre komuniteteve.
Në vijim, kemi bërë një pasqyrim të situatës parazgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve, e cila nuk arriti as këtë herë të nxisë pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, apo pjesëtarëve të komuniteteve pakicë të shoqërisë.
Personat transgjinor e kanë më të vështirë aksesin në shërbime sesa pjesa tjetër e shoqërisë.
Ligji për mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri, përcakton qartë se refuzimi i ofrimit të shërbimeve ndaj një personi apo grup personash dhe trajtimi i tyre në mënyrë të pabarabartë, përbën diskriminim.
Së fundmi, kompania e taksive Green Taxi refuzoi hapur ofrimin e shërbimeve për një vajzë transgjinore në Tiranë
Ju ftojmë të ndiqni podcastin e rradhës në serinë tonë të podcasteve, mbi rastin në fjalë dhe situatën e komunitetit transgjinor në vend, përsa i përket vështirësive që ato hasin në marrjen e shërbimeve, qoftë nga strukturat publike, apo edhe nga ato private.
Arlis Alikaj / Në muajin Dhjetor që lam pas, qytetarët e Gjirokastrës u zgjuan me pamjet dhe postimet e rrjeteve sociale të mbushura me kafshë të ngordhura të rrugës, kryesisht qen, për të cilët përkujdesja dhe dashuria ishte e madhe.
Ishin të shumtë qytetarët që reaguan, duke akuzuar autoritetet e pushtetit lokal për helmimin e tyre.
Së bashku me aktivistët e mbrojtjes së kafshëve, qytetarët japin për Historia Ime mendimin e tyre mbi rastin në fjalë dhe dashurinë që qytetarët e Gjirokastrës kanë për këto kafshë.
Bashkia ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka asnjë urdhër për eleminimin e kafshëve të rrugës, por aktivistët raportuan shenja helmi në ushqimin që u ishte dhënë qenve gjatë mbrëmjes së 2 Dhjetorit.
Arlis Alikaj sjell përjetimet e qytetarëve të Gjirokastrës mbi kafshët e rrugve të qytetit të tyre, të cilat janë të dashura për banorët e Gjirokastrës, njëjtë si edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin.
Arlis Alikaj / Duke trajtuar më me detaje situatën e personave me aftësi të kufizuara në rajonin e Librazhdit, po sjellim këtë të premte intervistën me zonjën Zela Koka, kryetare e organizatës MEDPAK, e cila përkujdeset për fëmijët me aftësi ndryshe në qytetin e Librazhdit, Prrenjasit dhe fshatrat përreth tyre.
Pandemia ka vështirësuar dukshëm punën e ofruesve të shërbimeve për grupet në nevojë dhe aktivistëve, njëkohësisht dhe përshtatjen e familjeve të këtyre personave me mundësitë e reja të marrjes së shërbimeve.
Nga Arlis Alikaj / Në podcastin e rradhës të serisë sonë të re mbi problematikat e komuniteteve në qytete dhe rrethe jashtë Tiranës, po sjellim këtë rradhë një intervistë me z.Skënder Alla, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve në Librazhd dhe pjesëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë dhe Qarkut të Librazhdit.
Në këtë podcast, zoti Alla flet me detaje për situatën e këtij komuniteti, për rastet e mohimit të shërbimit në transportin ndër-urban dhe situata të tjera që u krijuan dhe prekën këtë komunitet gjatë nisjes dhe muajve të pandemisë së Covid-19.
The podcast currently has 8 episodes available.