Nga kanali Trashëgimia Profetike:
Elhamdulil-lahil-ledhi bini'metihi tetimmus-salihat (Hamdi i takon vetëm Allahut me mirësinë e të Cilit realizohen veprat e mira).
Ju njoftojmë me shumë gëzim që ka përfunduar komentimi i librit të dashur të Teuhidit (Kitabu Teuhid) dhe të gjitha derset mund t'i gjeni në një link të vetëm.
E falenderojmë hoxhën e nderuar Lulzim Perçuku për punën e tij dhe e lusim Allahun t'ia japë për shpërblim Xhennetin më të lartë.
Komentimi i librit ka filluar në dimrin 2009-2010 (nuk posedojmë datë të saktë sepse derset janë strukturuar dhe publikuar më vonë) dhe ka përfunduar në dhjetor 2016. Tri derset të humbura i ka mbajtur hoxha në shtëpi dhe një grup xhematlinjësh i kanë kompletuar dhe publikuar në blog. Janë gjithsej 250 derse.
Pesë librat prej ku është marrë komenti i librit nga hoxha:
1. Fet'hul Mexhid - Abdurrahman Ibn Hasen (nipi i shejhut), Allahu e mëshiroftë
2. Tejsirul Azizil Hamid - Sulejman Ibn Abdilah (nipi i shejhut), Allahu e mëshiroftë
3. Temhid - Shejh Salih alu Shejh, Allahu e ruajtë
4. Ianetul Mustefid - Shejh Feuzani, Allahu e ruajtë
5. El Kaulu el-Mufid - Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë
Ju ftojmë që në dy apo tri derset e ardhme inshaAllah t'i dëgjoni disa pyetje dhe përgjigje të cilat i janë parashtruar shejh Salih Alu Shejhut gjatë komentimit të këtij libri. Me këto përmbyllet ky libër inshaAllah.
Dhe për fund, ja linku i derseve:
Kitabu-Teuhid – Ligjërata nga hoxhë Lulzim Perçuku (wordpress.com)