Klasa Letërsi

Klasa Letërsi

By Klasa LetërsiEducation
Download on the App Store

Klasa Letërsi episodes

  • KAFE dhe 1 libër - Ishulli i pemëve të zhdukura

    Anxhi dhe profesori në një bisedë me kafen përpara, për librin që sapo lexuan, "Ishulli i pemëve të zhdukura" nga Elif Shafak. Ndoshta mjedisi i ngrohtë, aroma e kafes apo ato që themi t'iu bëjnë kuriozë të lexoni edhe juve librin...

    12 min
  • Euripidi "Medea" - subjekti i tragjedisë

    Rrëfimi i subjektit të tragjedisë "Medea" të Euripidit. Pjesë e analizës dhe komentit të plotë të tragjedisë të cilën mund ta gjeni te faqja Klasa e Letërsisë.

    Kur Jasoni dhe argonautët arrijnë në Kolkidë për bashkën e artë, Medea, bija e mbretit të atyshëm, dashurohet me të dhe e ndihmon ta rrëmbejë e të hipë në anije. Pasi largohen të dy të ndjekur nga i ati i Medesë, ajo nuk ka mbështetje tjetër veç Jasonit, me të cilin tashmë ka edhe dy djem. Por edhe këtë mbështetje do ta humbë së shpejti, sepse Jasoni vendos të martohet me të bijën e mbretit të Korintit. Pikërisht në këtë pikë e zë mitin e Medesë Euripidi dhe shtjellon luftën e saj për të vënë të drejtën në vend…

    Për më shumë ndiq lidhjet e mëposhme:

    • Rrëfimi i subjektit, pyetje, quiz
    • Analiza dhe komenti, pyetje, quiz
    • 15 min
    • Eskili "Prometeu" - Subjekti (2)

      Kjo është pjesa e dytë e rrëfimit të subjektit të tragjedisë së Eskilit.

      Në këtë pjesë hyn Oqeani i cili këshillon përulje ndaj Zeusit. Më tej vjen Ioja, e cila është viktima e Zeusit dhe merr vesh fatin e saj nga Prometeu. Në fund vjen Hermesi me kërcënimet e Zeusit.

      Mund ta ndiqni në YouTube këtë episod ose në website Klasa e Letërsisë.

      5 min

    About Klasa Letërsi

    From the publisher's feed

    Komente dhe analiza veprash letrare.