E ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë këngëtarja Olimpia Smajlaj, një artiste me një karrierë premtuese në tregun muzikor shqiptar, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj të radhës, titulluar “SMR”, një shkurtim për tri fjalët: Sex, Money, Rock ‘n Roll, të cilat janë tematikat për të cilat flitet dhe plotësojnë krijimin e kësaj kënge.