Pas publikimit të të gjitha këngëve në muajin mars, portali i njohur ndërkombëtar i fansave të Eurovision-it, Wiwibloggs, zhvilloi një sondazh ku i kërkoi publikut të votonte për të preferuarin e tyre për të fituar. Në këtë sondazh morën pjesë plot 18,951 persona, duke reflektuar një interes të madh nga komuniteti global i adhuruesve të festivalit.