
Sign up to save your podcasts
Or


Partia Demokratike dhe koalicioni i saj pësuan një humbje zhgënjyese në zgjedhjet e 11 majit, me Partinë Socialiste që mori 83 mandate dhe PD 50. Si çdo herë zgjedhjet nuk njihen, u vodhën, u transformuan, dhe po beteja sapo ka filluar. Nuk mund te kemi njeherë të vetme një parti që njeh rezultatin e zgjedhjeve…/ Por çfarë ndodh më pas, grevë urie, pasaportë europiane, Zegjine apo asgjë e re. Presim e shohim ose për më tepër dëgjohemi në “Një lajm dy të vërteta” të kësaj fundjave…
Fushata elektorale në Shqipëri për zgjedhjet e 11 majit ka qenë kryefjala e muajit prill. Edhe pse një fushatë disi më e qetë dhe kryesisht me takime kokë më kokë, nuk kanë munguar ‘surprizat. Fjala ‘çyryk’ dominoi pjesën e dytë të muajit pasi Kryeministri Rama i quajti kështu burrat që shohin të ardhmen nga ‘këneta’ referuar Partisë Demokratike. Takimet elektorale të Berishës po ashtu kanë zënë mjaft vend në botën e memeve me disa ‘gafa’ apo situata që në këtë rast i kanë shërbyer pozitivisht Berishës. Po ashtu një lobim miliona dollarësh nga ana e PD për t’i hequr non gratën Sali Berishës, i cili ende mbetet mister ka zgjuar kureshtjen e elektoratit duke hedhur në pikëpyetje legjitimitetin e këtij lobimi. Ka ende edhe pak ditë nga 11 maji dhe situata duket mjaft e ‘nxehtë’!
Të gjithë kemi menduar se shkurti ishte muaji i dashurisë, por paskëshim gabuar! Marsi shpërfaqi një dashuri të pluhurosur e cila flinte prej kohësh në zyrat e partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, tashmë Euroatlantike. Po flasim për ‘çiftin’ më të ri Rama-Basha. Duke se Luli, ashtu siç i thërret, kryeministri është i vetmi që mundet të nxjerrë anën më të butë dhe emocionale të Ramës. Listat e deputetëve, joshja e Dash Sulës, nami i SPAK-ut e shumë të tjera në episodin e radhës të “Një ngjarje dy të vërteta”!
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?!
2025 mbërriti bashkë me profecitë e Baba Vangës, Nostra Damusit, The Simpsons e shumë të tjera po ne këtu të njëjtat halle kemi: Parashqevinë, trafikun, SPAK-un, zgjedhjet, Big Brother, etj. Por le t’i marrim me radhë e të shohim si nisi ky vit për shqiptarët, si thotë një shprehje fillimi mbarë gjysma punës edhe pse për ne s’ka funksionuar shumë kjo se gjithmonë e nisim mirë dhe e bëjmë ashtu në fund.
Dumani si Ronaldo, Dumani si Messi! Pas goleadës së nëntorit, dhe tripletave të dhjetorit, sipas traditës muaji i 12-të solli edhe “Topin e Artë” për sulmuesin kryesor të SPAK! Gola tentoi të shënojë edhe lideri i Opozitës, Berisha, i cili në fakt edhe pësoi! Ka qenë muaji i Mikpritjes, me kryetarin e bashkisë së Tiranës që plot entuziazëm priti miq në shtëpi, ishin çunat e Byrosë Kombëtare të Hetimit! Pastaj Veliajn e mirëpritën në SPAK! Këtë muaj ecëm përpara me kapitujt që na çojnë në BE, e miratuam përfundimisht Buxhetin, disa u pajtuan dhe disa jo me opinionin e Venecias, morrëm masa për të lumturuar pensionistët dhe e mbyllëm me Bonuse!
Ky nëntor prodhoi zhvillime të rëndësishme sa I takon drejtësisë, zhvillime të rëndësishme sa I takon qeverisë, që miratoi buxhetin. Bashkitë shënuan gola! Spak dhe GJKKO gjithashtu. Trump fitoi, jemi më të qetë tani. Në fakt gallatë bënë vetëm politikanët, sepse popullin e tronditën krimet, me ngjarjen e 18 nëntorit, vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, që shkundi nga themelet besimin dhe sigurinë e çdo prindi.
Nga zjarri dhe dhuna në parlament, tek protesta maratonë e opozitës nëpër Tiranë, për të mbërritur tek arrestimi më i bujshëm në historinë e vendit, ai i ish-presidentit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-kryeministrit Meta. Nga përurimi madhështor i Xhamisë së Namasgjasë, tek zhgënjimi i Baba Mondit për takimin e munguar me Erdogan… Nga Hapja e Kapitullit të parë, tek vizita e Von Der Leyen… dhe të mendosh që tetori nuk ka përfunduar ende…
Shtatori ka qënë një muaj plot zhurmë dhe zhvillime, nuk pati vetëm nxënës dhe studentë të emocionuar, por edhe deputetë, politikanë dhe klerikë të turbulluar. Këtë shtator i pamë dhe i dëgjuam të gjitha, por të gjithë biem dakord se zona më në trend në Tiranë, tashmë nuk është zona e bllokut, por zona e Spakut. Edhe gjykatat kanë patur trafik të rënduar, madje kanë prodhuar lajme të bujshme, çka nuk përben risi për specifikë pune, risia e lajmit këtë muaj ishte kryegjyshata.
Sezoni turistik u mbyll, por ai politik sapo ka nisur. Gara për 2025 ka filluar t’i shqetësojë partitë politike dhe beteja ka filluar. Ndërkaq sezoni tursitik kishte shumë për të folur, të gjitha këto në “Një ngjarje dy të vërteta”.
From the publisher's feed