E marta dhe “bërja
fresk”
Shprehja që përdorim me
miqtë e shokët që kanë kaluar nga një prej programeve të mia, është një kujtesë
që unë ve për të martën, psh
Pse të martën, por mund të
jetë çdo ditë e javës. Fillimi dhe planifikimi dhe urgjencat si pas fundjavës
janë bëre
” Te besh fresk”
në frazologjine tonë qëndron për takime të planifikuara, te qellimta dhe të mire-menduara
me persona kyç në mjedisin ku ti mik a mikeshë punon
Te besh fresk, do të thotë
të bësh një plan te takosh qëllimshëm duke tentuar të martave (por mund
të jetë çdo ditë e javës) personat që janë “dere-hapesit” për ty ne
cfare ke ne objektivat e tu
Le t’a nisim mbarë, le të
themi në punën ku je, do të bëhesh me i mire, me produktiv, me i sigurte ne
cfare ofron.
Synimi është shumë i rendesishem
të jetë i qarte, i mire sqaruar për ty, për çfarë ti po adreson. Si rast
ushtrimor, le të përdorim psh një person që kryen funksionin e Burimeve Njerëzore
në një kompani, dhe me konkretisht, marr një zonjë që po merr një trajnim
vjetor të tematikave të plota të BNj ne trajnimet tona nje muaj-nje modul nga
kontinuumi i BNj
Synimi i saj kete muaj,
është të adresojë rekrutimin, ose më saktë të praktikojë në jetën e përditshme
të saj në punë, sa mëson në kursin tone bashkë.
Duke parë situatën në
kompaninë ku punon, si dhe pse bëhen rekrutimet, marrjet të gabuara në punë, dhe duke saktësuar ajo vetë cfare
mund të bëhet me mirë, cfare mund ajo të ofrojë të bëjë me mire, me
profesionalisht brenda detyrave të saj të tanishme. Pra qëllimi, synimi i saj
është të ofrojë më të mirën e saj tanimë të trajnuar, te mire informuar për të
mirën e kompanisë, dhe njëkohësisht ajo forcon dhe përdor kompetencat e saj të
reja nga teknikat e psh intervistimit bazuar në sjellje, si një nga mënyrat për
të pasur rekrutime punonjesisht të talentuar dhe me dëshirën për të ecur, pra
për të arritur qëllimin primar të çdo procesi Rekrutimi: marrjen në punë të me
të mirëve në treg
Tani, a mund kjo
specialiste në këtë kompani të sjellë këtë ndryshim vetëm? Sado dëshirë dhe
vullnet dhe aftësi të reja të mrekullueshme të marrë gjatë trajnimit, mendoni
që mund të arrijë këtë gjë vetë?
Pra thjesht duke vendosur
synimin të sjellë ndryshim në procesin e rekrutimit?
Apo thjesht duke investuar
në veten e saj duke u bëre një njohëse e mire e teknikave të rekrutimit?
Jo miq
Ajo që duhet eshte cfare në
quajmë ne formen e thjeshtëzuar “bërja fresk” që në fakt qëndron për
ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive të shëndetshme, te vazhdueshme me
personat që janë pjesë kryesore e ndryshimit të procesit të rekrutimit. Pra
fitimi i këtyre personave dhe përthithja e tyre brenda në një plan të
përbashkët për përmiresimin e procesit të rekrutimit
Eshte detyra e personit që
ka vënë synimin të bëhet specialistja me e mire ne rekrutim psh, që të sjellë
këtë ndryshim në vendin e punes ku është, edhe kur nuk i është dhënë detyra
shprehimisht si pjesë e Burimeve Njerëzore, duke patur parasysh që funksioni i
BNj mund të jete nen titullin, sekretare e drejtuesit të biznesit, apo
asistentë e administratorit, apo pozicione të tjera në administrate.
Gjithsesi “kthehemi te te
bërit fresk”
Eshte detyra e zonjës që po
flasim te përcaktojë kush janë personat që duhet të ...