Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

By DW.COM | Deutsche WelleEducation
Download on the App Store

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle episodes

  • Leksioni 06 – si vdiq Mbreti Ludvig?
    Në Kështjellën Nojshvanshtain (Neuschwanstein) Paula dhe Filipi takojnë një të panjohur misterioz, i cili mban pallton e Mbretit Ludvig. Të dy mbledhin materiale për rrethanat e vdekjes enigmatike të Ludvigut.
    15 min
  • Leksioni 05 – Mbreti Ludvig është gjallë
    Paula dhe Filipi përshëndesin në Radio D kolegun e ri. Menjëherë ata përballen me një detyrë që nuk pret: i ndjeri Mbret Ludvig i Bavarisë supozohet se është gjallë dhe redaktorët duhet të investigojnë për këtë.
    Filipi prezantohet me kolegët Paula dhe Ayhan si dhe ekscentriken Zhozefinë, e cila mban rregullin në zyrë. Pa kaluar shumë kohë Filipin dhe Paulan i pret një detyrë. Ekzistojnë fjalë se mbreti Ludvig II i Bavarisë, për të cilin tregohen shumë legjenda është akoma gjallë, megjithëse sipas historianëve ai ka vdekur në rrethana misterioze më 1886. Dy redaktorët shkojnë për të mbledhur materiale në Kështjellën Nojshvanshtain, ku përjetojnë edhe një ndodhi të frikshme.
    Disa çështje misterioze bëjnë të lindin një sërë pyetjesh, kështu që krijohet mundësia që në këtë ndodhi të ndalemi më gjatë në fjalët pyetëse dhe në fjalitë përgjigje.
    15 min
  • Leksioni 04 – Në pritje të kolegut të ri
    Filipi po vonohet të mbërrijë në zyrën e redaksisë. Paula dhe Ayhani, kolegët e tij të ardhshëm pëpiqen të shtyjnë kohën. Por Filipi as që duket, madje as me telefon nuk komunikojnë dot me të.Filipi vonohet shumë për shkak të motit të keq. Ai përpiqet të lajmërojë për këtë me telefon Paulën. Por nuk e gjen. Paula dhe kolegu i saj Ayhan largohen më në fund nga zyra. Kur e ëma e Filipit telefon më pas në redaksi, konfuzioni është i plotë.
    Filipi përpiqet të kërkojë falje për vonesën. Dëgjuesit mësojnë forma të ndryshme të kërkimit falje.
    15 min
  • Leksioni 03 – Udhëtim për në Berlin
    Filipi niset për në Berlin. Por e gjitha nuk del kaq punë e lehtë sa e mendonte. Moti i keq ia prish planet. Ndërkohë prezantohen disa personazhe.
    Filipi është nisur me makinë për në aeroportin e Mynihut. Prej atje ai dëshiron të marrë avionin për në Berlin. Por siç parashikohej edhe në buletinin meterologjik, shira të fortë dhe furtuna bëjnë që udhëtimi të zgjasë më shumë se pritej.
    Njëkohësisht, punonjësit e redaksisë së Radio D , si edhe Filipi dhe e ëma prezantohen në këtë ndodhi në forma të ndryshme. Llojet e ndryshme të prezantimit e bëjnë të qartë dallimin midis formës shoqërore dhe asaj zyrtare të prezantimit.
    13 min
  • Leksioni 02 – Telefonatë nga Radio D
    Filipi nuk gjen as tani qetësi. Pas insekteve të bezdisshme tani atë e mundon zhurma e fqinjëve. Më në fund, një telefonatë e papritur nga Berlini bën që ai të largohet me vrull nga fshati. Filipi niset për te Radio D.Vërtet nuk qenka e thënë që Filipi ta shijojë qetësinë që priste në fshat. Një sharrë elektrike dhe një trompetist diletant e bëjnë që ta humbasë përfundimisht durimin. Kështu që telefonata nga Paula, e cila punon në Radio D në Berlin vjen në kohën e duhur. Filipi e lë shumë të zhgënjyer të ëmën, sepse niset me vrull për në kryeqytet.
    Edhe këtu kuptohet lehtë se çfarë po ndodh. Para së gjithash fjalët ndërkombëtare dhe intonacioni ndihmojnë për ta inkuadruar atë që ndodh dhe ndihmojnë ushtrimin e të kuptuarit në dëgjim.
    12 min
  • Leksioni 01 – Vizitë në fshat
    Filipi, një djalë i ri, shkon me makinën e tij në fshat. Ai pret të shlodhet duke vizituar mamanë e tij Hane, por shpejt njihet edhe me anët e pakëndshme të pamjes idilike të fshatit.
    15 min

About Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

From the publisher's feed

Paula dhe Filipi mbledhin materiale për raste misterioze. Ndiqi redaktorët e Radio D në gjithë Gjermaninë dhe mësoni në këtë mënyrë gjermanishten! Ky kurs stërvit në mënyrë të veçantë të kuptuarit në…