Në episodin e pestë të podcastit “Rrugëtimi”, mysafire është Jehona Krasniqi-Morina, ish e burgosur në Burgun e Lipjanit, e cila rrëfen për arrestimin, vuajtjet në burg, përballjen me të kaluarën dhe procesin gjyqësor që ka rikthyer plagë të vjetra pas shumë vitesh.
Ajo flet për momentin kur u përball në gjykatë me ish-gardianen, për dhimbjen që rikthehet sa herë përmenden ato ngjarje, por edhe për ndjenjën e lehtësimit që drejtësia më në fund ka nisur të merret me rastin.
Në këtë rrëfim, Jehona ndan edhe momentin prekës me nënën e saj në burg, jetën pas lirimit, përballjen me paragjykimet, rrugëtimin në media e arsimim, si dhe mesazhin për gratë që dhimbjen të mos e lënë peng, por ta kthejnë në forcë.