Në këtë epizodë, Elizabeth fol për qysh ka ndëgju për herë të parë për Kosovën dhe pse ka vendosë me ndejt këtu. Flet për librat e saj në lidhje me Kosovën, dhe si nëpërmjet joges i ka zbulu vendet e ndryshme në Kosovë, dhe në Travels in Blood and Honey tregon si është berë bletare në Kosovë.
Pastaj ajo flet edhe për organizatën që e themeloj me burrin e saj ‘The Ideas Partnership’ dhe çfar lloj pune bën ajo. Elizabeth gjithashtu spjegon se si kuptoj ma shumë për zejën e filigranit duke e shkru librin e saj të fundit ‘Fija e Argjendit’ dhe si, duke e kuptu që ky zanat është në zhdukje e siper, ajo me organizaten e saj filloj një biznes ku punëson gra të margjinalizuara për me punu me filigran, në mënyrë që ta promovoj këtë zeje.
Elizabeth e bën të kjarte edhe arsyen se pse personat e margjinalizuar duhet të rimëkëmbën dhe të bëhen qytetar të denjë të Kosovës, në mënyrë që minimalisht mos te jenë barrë për shtetin, por idealisht edhe të kontribuojnë në forcimin e shtetit tonë.
Flasim edhe për randesinë e gjuhëve, dhe i të qenurit bilingual — që shumica e rinisë në Kosove janë — dhe si studime të shumta shkencore kan treguar se ditunia e dy apo më shumë gjuhëve ndikon në shfrytëzimim më adekuat të inteligjencës së njeriut.
Shpresojme se ju pëlqen!