Përshëndetje te gjithëve,
sot do te flas për një pilule te re për jetën: SHPRESA.
Shpresa është një pritshmëri
e forte qe diçka e mirë do të na ndodh nga një moment në tjetrin. Një person me
shpresë zgjohet çdo mëngjes dhe thotë: “Sot do me ndodh diçka e bukur!” Zoti do
që ti të jesh në paqe, pa frike, plot me besim dhe dashuri. Nuk do që ti të
jesh në ankth dhe plot egërsi. Natyra e vërtete e zemrës së njeriut është plot pritshmëri
dhe shpresë. Pjetri në letrën e parë të korintasve thotë, që të jemi gjithmonë
gati për të treguar shpresën, që është në ne të gjithë atyre që na pyesin. Ne
presim ne shpresën e shfaqjes së Zotit tone Jezus Krisht. Në mes të frikës e pasigurisë,
ne kemi shpresë dhe siguri. Krishti erdhi, Krishti vdiq dhe Krishti u ringjall!
shkruhet: “Unë i di mendimet që kam për ju, mendime të paqes e jo të keqes, për
t’iu dhënë një të ardhme dhe shpresë.” Mund të gjejmë shpresë në qoftë se i
drejtohemi Atij që ka krijuar gjithçka dhe është Zoti i gjithçkaje. Jezusi na
ofron fjalë inkurajimi në mesë të një jete plot shqetësime. Ai e njeh të
ardhmen tonë dhe është plot shpresë. Mos ki frikë, por beso në Perëndinë, që është
plot mëshirë dhe dashuri. Ai ka kontrollin e çdo gjëje.
ku rrugët e Tij nuk janë njësoj me të tonat, që kontrollon dhe njeh gjëra që ne
nuk mund të kuptojmë, përgjigjja jonë nuk duhet pa mend. Përkundrazi kemi nevojë
për një përgjigje reale. Si një pastor i kujdesshëm Perëndia kujdeset për ne
sikur të ishim dele. Ai e di shumë mirë për çfarë ne kemi nevojë dhe kur. Edhe
atëherë kur rreziku na rrethon Ai na mbron. Kjo është shpresa, që ne e dijm në
kë kemi besuar dhe kjo shpresë nuk ka për të na zhgënjyer kurrë.
Mund ti besojmë Perëndisë
që edhe në mes te trazirave të mëdha me sigurin që Ai do të bëj atë që është e
drejtë. Në qofte se jetojmë apo jo Ai është i denjë për tu besuar. Le të jetë
Perëndia që të na tregojë bekimet më të mëdha të jetës e të na zbulojë shpresën
e vërtetë dhe gëzimin qiellor. Perëndia të njeh personalisht me dëshirat e tua,
planet e tua, ëndrrat e tua, frikërat e tua dhe limitet e tua. E di sa flokë ke
në kokë e Ai të do kështu si je!
mund ti bëjmë kujtdo është që të ndajmë të vërtetën dhe shpresën që ndodhet në
Jezusin që na ka transformuar përbrenda. Sepse kush e kërkon Zotin e gjen! Po
Zoti ka krijuar plane për ty dhe ka etiketuar një të ardhme plot paqe, shprese
dhe fitore për jetën tënde. Shpresa është kaq e çmuar për jetën tonë. Fitohet në
prezencën e Perëndisë, që e vendos këtë shprese ne. Të ftoj ti drejtohesh Perëndisë