DASHURIA
Pershendetje, une jam
Nevila dhe bashke me bashkeshortin tim Besnikun vendosem te fillonim kete podcast
ne gjuhen italiane “Pillole Di Vita” domethene “Pilulat E Jetes” ne shqip. Nga
kerkesat e shumta fillova te perktheja temat edhe ne shqip dhe ja ku jemi ketu
duke sjelle tek ju pilulen e pare, qe eshte shume e rendesishme per jeten, per
shpirtin, por mbi te gjitha per marredheniet: “Dashuria”!
Te gjithe duam te dime me
te vertete se cfare eshte dashuria, por pak persona shikojne ate se cfare thote
Bibla mbi dashurine. Dashuria
eshte nje nga temat kryesore te shkrimit dhe virtyti kryesor i jetes se
krishtere. Dashuria e vertete eshte me teper sesa nje ndjenje,
nje mision apo nje doktrine. Dashuria e vertete eshte nje ndjenje e paster per
te miren e nje personi tjeter. Dashuria e vertete qe i jep lavdi Zotit eshte
qellimi kryesor i jetes dhe ekzistences se kishes.
Dashuria e vertete nuk
mund te manipulohet, dashuria e vertete eshte ne qender te ungjillit dhe vet
ungjilli eshte shfaqja e dashurise se Perendise. Na eshte dhene mundesia te
njohim dashurine e vertete, ta jetojme kete dashuri dhe ta japim kete dashuri ne
Krishtin. Dashuria e Perendise per ty eshte me e larta. Tek Jeremia 33:3
thuhet: “Po te kam dashur me nje dashuri te perjeteshme..;” sipas meje eshte
propozimi me i bukur qe ka ekzistuar ndonjehere i dashurise. Te kuptojme dhe te
pranojme, por mbi te gjitha te besojme ne dashurine e Tij eshte esenciale dhe
bazilare per marredhenien tone me Krishtin dhe per gjithçka çfare ne bejme ne çdo
aspekt te jetes sone.
Faleminderit Perendise,
qe dashuria e Tij nuk na eshte dhene ne baze te meritave tona. Lavdero Zotit
per meshiren e tij, sepse asnje nga ne nuk mariton dashurine e Tij, por na eshte
treguar nepermjet Krishtit me ane te hirit. Atehere me ane te kesaj ne njohim
burimin e dashurise se vertete, me ane te shpetimit dhe me ane te hirit
nepermjet Frymes se Shenjte. Keshtu ne muand te duam Perendine dhe njerezit e
tjere. Kjo do te thote qe
dashuria eshte burimi i te gjithe veprimeve tona.
Apostulli Pal ne letren e
Korintasve 13:13 thote: “dhe tani keto tre gjera na mbeten: BESIMI, SHPRESA,
DASHURIA; por me e madhja nga keto eshte DASHURIA.” Ne qofte se ne gjithçka qe
bejme nuk vendosim dashuri atehere nuk ka asnje vlere, sepse Perendia
shfaqet me ane te dashurise, pikerisht e perfaqeson me se miri. Perendia
eshte dashuri. Tek Gjoni 4:8 eshte shkruar: “Kush nuk do, nuk e ka njohur
Perendine, sepse Perendia eshte dashuri.” Me pas ne vargun 16 thuhet: “Ne e
kemi njohur dashurine qe Perendia ka per ne dhe kemi besuar. Perendia eshte
dashuri dhe kush qendron ne dashuri qendron ne Perendine, dhe Perendia ne te.”
Aty ku Perendia duhet te shihet per ate qe çfare eshte, balle per balle,
pikerisht aty shfaqet dashuria e tij ne satusin me te lart. Aty dhe vetem aty
eshte e persosur.
Zoti te do! Te uroj shume bekime. Se bashku degjohemi
heren e ardhshme!
Perkthyer 14/03/2024