Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës

Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës

By SwisscontactEducation
Download on the App Store

Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës episodes

  • Tregu po ndryshon, por a po e ndjek arsimi të njëjtin ritëm? - Flandra Marmullaku #4

    Si po ndryshon tregu i punës në Kosovë dhe a po arrin sistemi arsimor t’i përshtatet kërkesave të reja?

    Në episodin e radhës të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa bisedon me Flandra Marmullakun, Co-Founder në Data4X, për hendekun mes arsimit dhe nevojave reale të tregut të punës.

    Marmullaku flet për mungesën e profileve të specializuara, kërkesën në rritje për aftësi teknike, sfidat e aktivizimit të grave dhe të rinjve në tregun e punës, si dhe nevojën që orientimi në karrierë të mbështetet më shumë në të dhëna dhe në kërkesat konkrete të ekonomisë.

    Biseda trajton gjithashtu rëndësinë e specializimit, mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe aftësisë për t’u përshtatur në një treg që po ndryshon me ritëm të shpejtë.

    Matching Skills to Jobs është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    Këtë episod mund ta ndiqni në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në Telegrafi.com.

    18 min
  • Pse praktika po bëhet po aq e rëndësishme sa diploma - Ideal Vejsa #3

    Sa mjafton diploma për të qenë i gatshëm për tregun e punës dhe sa rëndësi ka përvoja praktike?

    Në episodin e tretë të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa bisedon me Ideal Vejsën, CEO i Maden Group dhe përfaqësues i partneritetit mes Adapt Academy dhe projektit Matching Skills to Jobs – MSJ.

    Vejsa flet për hendekun mes njohurive teorike dhe kërkesave reale të industrisë, rëndësinë e praktikës profesionale dhe nevojën që të rinjtë të zhvillojnë aftësi konkrete që mund të zbatohen drejtpërdrejt në vendin e punës.

    Biseda trajton gjithashtu rolin e trajnimeve praktike, bashkëpunimin me sektorin privat dhe rëndësinë e të mësuarit të vazhdueshëm edhe pas përfundimit të fakultetit.

    Matching Skills to Jobs është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    Këtë episod mund ta ndiqni në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në Telegrafi.com.

    14 min
  • Data Science dhe AI: aftësitë që po kërkon tregu i punës - Arber Kryeziu #2

    Data Science dhe Inteligjenca Artificiale po krijojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.

    Në këtë episod të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, Fiona Xhema Troshupa bisedon me Arbër Kryeziun nga Makerspace Innovation Center për rëndësinë e aftësive në analizën e të dhënave, rolin e AI-së dhe mënyrën se si trajnimet praktike mund t’i përgatisin të rinjtë për profesionet e së ardhmes.

    Diskutohet gjithashtu programi Data Science me Inteligjencë Artificiale, puna me projekte reale nga industria dhe mundësitë që këto aftësi hapin për zhvillim profesional dhe punësim.

    Podcasti realizohet në kuadër të projektit Matching Skills to Jobs – MSJ, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe të implementuar nga Swisscontact.

    Këtë episod mund ta ndiqni në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në Telegrafi.com.

    15 min
  • Melita Ymeraga - Kontabiliteti, aftësitë profesionale dhe AI – si po ndryshon rruga drejt tregut të punës? #1

    Si po e ndryshojnë teknologjia dhe inteligjenca artificiale profesionin e kontabilistit dhe çfarë aftësish kërkon sot tregu i punës?

    Në këtë episod të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa bisedon me Melita Ymeragën nga Melita & Partners për transformimin e profesionit të kontabilitetit, rëndësinë e aftësive praktike dhe rolin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale.

    Ymeraga shpjegon pse njohuritë teorike mbeten bazë e rëndësishme, por nuk mjaftojnë pa përvojë praktike, aftësi digjitale dhe gatishmëri për të mësuar vazhdimisht. Biseda trajton gjithashtu përdorimin e AI në kontabilitet, automatizimin e punëve rutinore dhe mënyrën se si profesionistët e rinj mund të dallohen në një treg pune gjithnjë e më dinamik.

    Matching Skills to Jobs është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    Këtë episod mund ta ndiqni në YouTube, Spotify, Apple Podcasts dhe në Telegrafi.com.

    20 min

About Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës

From the publisher's feed

Swisscontact Kosovo Podcast sjell biseda, histori dhe perspektiva mbi zhvillimin ekonomik, punësimin, aftësitë profesionale dhe sipërmarrjen në Kosovë. Përmes diskutimeve me ekspertë, profesionistë dhe partnerë, podcasti trajton sfidat dhe mundësitë që ndikojnë në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, gratë, bizneset dhe komunitetet.