
Sign up to save your podcasts
Or


Në bisedën me moderatorin, aktorin Florian Agalliu veç të tjerave prekëm edhe ëndrrën për tu bërë pjesë e skenave dhe ekraneve shqiptare. Një intervistë me plot surpriza dhe të pathëna, teatri, televizioni, rrjetet sociale, udhëtimet, sporti dhe pasioni për motorrin ishin në fokus të bisedës tonë.
Në këtë episod të podcastit tonë të fundjavës, ne kemi një mysafir të veçantë, shkrimtarin e njohur të librave për fëmijë, Viktor Canosinaj. Bashkë, eksploruam botën e krijimtarisë së tij dhe u njohëm me histori të mahnitshme.
I ftuar në “Table Talk” është Arjan Dyrmishi.
Në “Facts Talk” do të flasim për vonesat në përfundimin e punëve publike. Do të fokusohemi në Bashkinë Tiranë, Elbasan dhe Lezhë, të cilat ende nuk kanë finalizuar projektet e rikonstruktimit dhe digjitalizimit të qendrave rinore.
Prej gati 2 vite e gjysmë këto tre bashki kanë marrë afërsisht 17.2 milonë leke të reja fonde nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.
Të ftuar në këtë episode janë Arianita Braha dhe Doriana Musai.
Në këtë bisedë do të diskutohet për historikun e Bashkimit Europian, si u krijua dhe kur filloi vendosja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE. Cilat janë politikat që ndjek Bashkimi Europian? Kur do të hyjë Shqipëria në BE? Çfarë benefitesh dhe kostos ka vendi ynë nga bërja pjesë e Unionit?
Në “Table Talk”, do të flasim për shoqërinë civile si një ndër shtyllat kryesore të BE-së. I ftuar është Geron Kamberi, eksperti i cështjeve për integrimin europian.
Të ftuar në “Table Talk” është Migena Kapllani dhe Iselda Hunçi. Do të flasim për të rinjtë, nxënësit, por edhe për nismën e bukur që mban emrin “Schoolflix”.
Mësuese Migena Kapllani dhe maturantja Isela Hunçi do të tregojnë se si lindi ideja e kësaj platforme, ku maturantët trajtojnë problematika rreth çështjeve që mbeten në heshtje gjatë orëve mësimore.
Një gjeneratë e ndrojtur që nuk ka zë të flasë apo një gjeneratë që nuk ka mjetet e duhura për të shprehur veten? Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve në dukje retorike ndiqni episodin.
From the publisher's feed