
Sign up to save your podcasts
Or


Mbrëmjen e sotme mbahet premiera e “Në kuadër të dashurisë” në qytetin e Korçës. Yjet e filmit dhe i gjithë stafi ndodhet sot atje për të dhuruar një natë spektakolare për të gjithë qytetarët atje. Pikërisht nga aty, një nga protagonistët e këtij filmi, Luiz Ejlli, ka qenë në një lidhje telefonike për emisionin “At The Movies”, i cili na ka folur më shumë për emocionet e tij dhe lidhjen me këtë qytet…
Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e shumëpritur e “Në kuadër të dashurisë”. Ja se çfarë pritet të ndodhë dhe pse nuk duhet humbur…
Shumë pak ditë na ndajnë nga nata e madhe dhe e shumëpritur e zbulimit të filmit “Në kuadër të dashurisë“. Në datën 9 tetor në Pallatin e Kongeseve, publiku do të ketë mundësinë të shohë për herë të parë filmin së bashku me protagonistët e tij në sallë duke blerë biletën. I ftuar në “At The Movies” ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi që publiku mezi po pret që ta shohë, Koloreto Cukali, i cili na ka zbuluar pak më shumë mbi këtë realizim.
Edi dhe Edea na kanë sugjeruar disa nga mini-serialet që mund t’i ndiqni në Netflix këtë javë. Ja pse nuk duhet t’i humbisni!
I ftuar në “At The Movies” ka qenë producenti nga Kanadaja, Albert Xhaferri. Ai na ka zbuluar shumë të pathëna, e ndër to dhe një serial të ri shqiptar që vjen së shpejti…
Edea na ka njohur me disa nga serialet më ‘trending’ të momentit në Netflix. Ja se cilët janë ato dhe pse nuk duhet t’i humbisni…
Në këtë episod të fundit të sezonit të “At The Movies”, Edi na ka njohur me disa nga premierat që priten të vijnë shumë shpejt në ekranin e madh. Zbulojini ato…
Edi dhe Edea në këtë episod të “At The Movies” na kanë njohur me disa nga serialet që po bëjnë ‘namin’ momentalisht dhe po komentohen gjerësisht në rrjet. Ja cilat janë ato…
Edi dhe Edea na kanë njohur me të rejat e fundit që kanë ndodhur këtë javë në kinematografi. Zbulojini ato…
Në këtë episod të “At The Movies” Edi dhe Edea na kanë njohur me disa nga historitë më të njohura të kukullave të fëmijërisë që janë bërë edhe filma. Ja cilët janë ata…
From the publisher's feed