Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023 dhe me të ftuar mjaft të veçantë. Një mesazh zanor ka ardhur nga Kejsi Tola, artistja që na surprizoi këtë vit me albumin titulluar “LUMINOUS”, i cili gjithashtu u shoqërua edhe me një koncert fantastik.