Tregomë një përrallë

Tregomë një përrallë

Download on the App Store

Tregomë një përrallë episodes

  • "Flamingoja Roza dhe zemra e Nartës" nga Andia Puka

    Flamingot janë shpendë shtegëtarë, dhe si të tillë udhëtojnë nga stina në stinë. Por ndodh që ashtu si Roza, ata të përzgjedhin një lagunë, si ajo e Nartës, ku të rrethuar nga miqtë e tyre, të jetojnë të qetë e të lumtur. Që kjo të ndodhi duhet që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e kësaj Lagune, ashtu si dhe të çdo zone të mbrojtur natyrore.

    A je dhe ti gati ta shpëtosh Rozën, Pelikanin Kaçurrel dhe Marën, Breshkën e Detit?


    Kjo fabul është frymëzuar nga libri "Albania is Biodiversity - The amazing species of Albania", bashkëpunim i PPNEA dhe Heinrich Boell Stiftung, si dhe lëvizja për mbrojtjen e Lagunës së Nartës.


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka.


    #HandsOffVjosaNarta #flamingorevolution #VjosaNarta #ppnea #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    11 min
  • "Kuqja dhe Iriqi" nga Andia Puka

    A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në fillim !


    Tashmë "Tregomë një përrallë" gjendet edhe në YouTube

    https://www.youtube.com/channel/UCm9q9UHMkEPnEB9wLePfWPg

    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    10 min
  • "Drita, qenushja me sytë si Dielli" nga Xhilda Raço

    Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për tërë jetën !

    Falenderoj zonjën Xhilda Raço, të cilën e njoh që në vegjëlinë time, që e ndau me mua, podcast-in e sidomos me ju, këtë histori të përjetuar e të shkruar nga ajo vetë.

    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux dhe Xhilda Raço

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    9 min
  • "Pema e Mikës" nga Andia Puka

    Mika është një qenushe lozonjare, me një hundë të mprehtë dhe një mendje të zgjuar... dëgjoni se si Mika kuptoi në pak kohë sa e rëndësishme ishte pema e saj e preferuar, sa mirë natyra e bën punën e saj dhe se cfarë ne mund të mësojmë nga zgjuarsia e natyrës!


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    10 min
  • "Ketrushi Marlo që nuk donte të flinte" nga Andia Puka

    Ketri është një nga kafshët e mia të preferuara, aq elegant kur kërcen nga një degë te tjetra, aq i mencur kur mbledh arrat e lajthitë e i fsheh në vende që vetëm ai mund t’i rigjejë. Kam fatin t’i observoj nga dritarja e dhomës ku shkruaj përrallat për ju… Por Ketri Marlo, ose Ketrush Marlushi, ndryshe nga ketrat e tjerë, por njelloj si disa fëmijë që unë njoh, nuk donte t’i afrohej shtratit e të binte në gjumë !

    Po ju e doni krevatin tuaj apo jo dhe aq ?


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    8 min
  • "Hëna dhe Marsi, shokë përtej natyrës" nga Andia Puka

    "Aventurat e mëdha me kafshë të vogla" kësaj rradhe ju kujton se dhe armiqtë e lindur mund të bëhen miq për jetë. Shpesh duhet të besojmë te magjia e tregimeve për të kuptuar më mirë sekretet e të përditshmes. Ashtu sic ndodhi me Hënën dhe Marsin, macen dhe gushëkuqin e kalasë.


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    10 min
  • Mendime pozitive për mendje që rriten të lumtura

    Ky episod, ndryshe nga përrallat e tregimet që ju kam sjell deri tashmë, është një thirrje për t’ju kujtuar vogelushëve që më dëgjojnë por dhe atyre më pak të vegjël, rëndësinë e mendimeve të mira, pozitive, për të ndërtuar lumturinë brenda vetes. Të rritesh në botën tonë nuk është gjithmonë e thjeshtë, edhe pse kemi shumë fate e privilegje kur hedhim sytë nëpër cepa të ndryshëm të planetit. Por të rritemi të sigurt e të ndërgjegjshëm, bën që nesër të marrim vendime të drejta e të paqta… Shpresoj që t’i hapni « veshët » këtij episodi edhe pse nuk ju merr në udhëtim me imagjinatën por ju kujton sa e rëndësishme është të kemi këmbët në tokë e zemrën e mendjen e pastër.


    Frymëzuar nga Edi, një SuperMami me këmbët në tokë, zemër e mendje plot ngjyra!


    Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. Copyright i këtij podkasti përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #mendimepozizive #mendimepozitivepertevegjelit #mendimepozitiveperfemije #positivethinking #positivethinkingforchildren #positivethoughtsforchildren

    ----------------------------------------------------------------

    English Version


    This episode, unlike the tales and stories that I have brought you so far, is a call to remind the little ones who listen to me and the less little ones, the importance of good, positive thoughts, to build happiness within themselves. Growing up in our world is not always easy, even though we have many privileges when we look around the different corners of the planet. But to grow up safe and conscious, makes us take the right decisions tomorrow... I hope you open your "ears" to this episode even though it doesn't take you on a journey with your imagination, but it reminds you how important it is to have feet on the ground and a pure heart and mind.

    8 min
  • "Udhëtimi i Nilsit dhe Qesja Magjike" nga Andia Puka

    "Aventurat e mëdha me kafshë të vogla" ndryshe nga ç'mund ta kishit imagjinuar, do të sjellin herë pas here dhe heronj të vegjël vajza apo djem, ashtu siç jeni edhe ju dëgjuesit e mi të dashur. Kësaj radhe është djaloshi i vogël me emrin Nils, i cili na kujton sa e rëndësishme është ta duash natyrën që të rrethon e të kujdesesh për të si për shtëpinë tënde. Me ndihmën e Qeses Magjike, Nilsi do të na mbushi sytë me dritë e zemrën me shpresë. Dëgjim të mbarë !


    Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    6 min
  • "Shtëpiza e kërmillit" nga Andia Puka

    Ky sezon i ri përrallash, i quajtur "Aventura të mëdha me kafshë të vogla", vjen me ngjarje të rëndësishme për kafshët e vogla që befas bëhen shumë të mëdha e kurajoze, me histori fëmijësh që mësojnë të jenë të fortë nëpërmjet shoqërisë së tyre me kafshët, me tregime argëtuese që do ju bëjnë të buzëqeshni, e me plot personazhe për ëndrrat tuaja të ardhshme.

    Kërmilli i vogël është personazhi i parë që do t'ju afroj shumë pranë tokës e do t'ju bëjë t'i shihni ndryshe kermillat herës tjetër që do hasni rrugën e njërit prej tyre, jashtë apo brenda shtëpizës. Dëgjim të mbarë !


    Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    5 min
  • Anija e vjetër - "Mësimet e natës" nga Betim Muço

    Ashtu si ardhja e largimi nga jeta, edhe plakja është pjesë e saj. Anija e vjetër e kishte të vështirë të pranonte se nuk do e përmbushte më detyrën e saj ndaj dhe mori një vendim të papritur. Dëgjoni tregimin për ta mësuar se cilin!

    Ky rrëfim është pjesë e tregimeve të librit "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço: "Penda e pulëbardhës" - Përrallat e Zinartit. Këto rrëfime u drejtohen fëmijëve të rritur, për të cilët dëgjimi i një përralle të gjatë e me tekst e tematika më të zhvilluara nuk përbën vështirësi. Por më të vegjëlit kuriozë do të kënaqen gjithashtu.

    Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit  tuaj.

    Libri renditet në Botimet Poeteka.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    13 min

About Tregomë një përrallë

From the publisher's feed

Një podcast i menduar për fëmijët që kanë dëshirë të dëgjojnë përralla dhe histori, por edhe për më të rriturit që duan të kthehen në fëmijëri.