Zëri i Kulturës

Zëri i Kulturës

By Amfora.alSociety & Culture
Download on the App Store

Zëri i Kulturës episodes

  • "Të gjitha projektet e restaurimit të çojnë në Durrës" -"Zëri i Kulturës" / Ep.14
    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.
    Media Amfora në kuadër të nismës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar”, fton herë pas here audiencën të raportojë mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore, duke dhënë informacione apo sugjerime për tema që gazetarët tanë mund t'i ndjekin.
    Shumë prej pyetjeve të mbërritura lidhen me procesin e restaurimit të monumenteve të kulturës pas tërmetit në rajonin e Durrësit. Në këtë seri të podcasteve "Zëri i Kulturës" do i jepet përgjigje këtyre pyetjeve, por jo vetëm!
    Përmes intervistës me drejtorin e Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, do të mësojmë edhe për projektet ambicioze për rijetësimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, si zbulimi i plotë i amfiteatrit romak apo rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Kombëtar Durrës.
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    16 min
  • “Një jetë si peshkatar” - “Zëri i Kulturës” / Ep. 13
    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës
    Në këtë seri të 13-të podcast-eve "Zëri i Kulturës", do të jemi me një personazh shumë të veçantë dhe simbolik për qytetin e Durrësit. Vangjush Haxhia i ka kushtuar jetën e tij peshkimit dhe nuk ka reshtur për asnjë ditë në pasionin e tij ndaj detit dhe botës së gjallë nën ujë. Ai tregon sfidat kryesore me të cilat përballet një peshkatar në përditshmërinë e tij, një profesion që përveç lodhjes fizike të ofron një qetësi të madhe shpirtërore.
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    10 min
  • Puna në hije e aktivistëve të "mikut besnik" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 12
    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës
    Ky episod i serisë së podcasteve "Zëri i Kulturës" ka në fokus disa prej miqve më të veçantë të njeriut, kafshët endacakë.
    Kjo seri "i jep zë" atyre që nuk mund të flasin drejtpërdrejtë me ne, përmes asaj që njihet nga të gjithë kafshë dashësit në Durrës apo Fier, si "Xheni", por emrin e plotë e ka Gjenovefa Hasanaj-Müller. Dashuria për kafshët e rrugës e ka lidhur që herët me to dhe përkujdesin ndaj tyre e ka përhapur edhe tek kafshë dashësit e tjerë.
    "Xheni Müller" prej 6 vitesh e ka ndarë pasionin e saj midis Shqipërisë dhe Zvicrës, duke themeluar shoqatën “JETA, Tier und Mensch” ("JETA, Kafshët dhe Njerëzit"). Çdo ditë aktivistët e shoqatës dhe kafshë dashësit në Durrës e Fier, nga qendrat urbane deri në skutat e periferisë identifikojnë kryesisht qentë endacakë dhe kujdesen për t'i ushqyer.
    Ata punojnë edhe për sterilizimin dhe kastrimin e kafshëve të rrugës, duke i trajtuar në klinika veterinare, për t'i rikthyer më pas në zonën e tyre apo për t'i adoptuar nga kafshë dashësit. Ndiqni podcastin për të mësuar më shumë për punën e aktivistëve, por edhe mbi kulturën e shoqërisë sonë në trajtimin e tyre.
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    21 min
  • "Bëje botën portokalli!" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 11
    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.
    Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Durrës u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese përmes një ekspozite arti, me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
    15 artistë të qytetit u bënë bashkë në ekspozitën e çelur më 1 dhjetor në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Veprat e ekspozuara, me në qendër vajzat dhe gratë i përkasin artistëve: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci.
    Ngjyra portokalli e përdorur gjatë fushatës simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe pa dhunë. Në Durrës aktivistet e të drejtave të njeriut evidentuan shtimin e rasteve të dhunës gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa të dhënat për kërkesat për urdhër mbrojtje, të depozituara në Gjykatën e Rrethit Durrës dëshmojnë rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit.
    Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të fushatës vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut.
    Për më shumë dëgjoni podcast-in e zhvilluar me nënkryetaren e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Znj. Clarisse Pásztory dhe me një pjesë të artistëve pjesëmarrës në ekspozitë.
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    15 min
  • "Transformimi urban i Durrësit" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 10
    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.
    Banorët e Durrësit dhe vizitorët shpesh herë flasin për transformimin e qytetit pas viteve' 90 dhe mundohen të kuptojnë se përse ky ndryshim e ka lënë shumicën e qytetarëve të pa kënaqur, me trashëgiminë kulturore të dëmtuar dhe me shtimin e volumit të betonit.
    Media Amfora mësoi nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, "A ka pasur një rol zëri i qytetarëve në mënyrën sesi bashkia e ka transformuar qytetin?", 94.7 % mendojnë se "Jo" dhe vetëm 5.3 % mendojnë se "Po".
    Në këtë episod të serisë së podcasteve "Zëri i Kulturës", urbanisti dhe pedagogu, Artan Kacani, analizon transformimin e qytetit të Durrësit dhe sfidave me të cilat përballet ai nga ana urbanistike, një panoramë që përsëritet ngjashëm edhe në qytete të tjera të vendit.
    Media Amfora më herët ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë ata mbi transformimin e qytetit. Ne mësuam nga 94 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori, se për pyetjen, "Si i vlerësoni investimet e Bashkisë Durrës për ndërtimin e shesheve publike?", 80.9 % i vlerësojnë "Negativisht" dhe vetëm 19.1 % i vlerësojnë "Pozitivisht".
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    36 min
  • "Të drejtat digjitale" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 9
    Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.
    Duke u përballur me një rritje të shkeljeve të të drejtave dixhitale, 19 organizata nga Evropa Juglindore, kanë bashkuar forcat në një rrjet të krijuar pas pandemisë, që synon të avancojë mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe të adresojë sfidat që vijnë nga përdorimi i gjerë i teknologjive të avancuara në shoqëri. Nisma është e para e këtij lloji, e fokusuar në sfidat e të drejtave digjitale në Evropën Juglindore. Shqipëria përfaqësohet nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe në këtë seri të podcast-eve “Zëri i Kulturës” do të diskutojmë me Blerjana Bino dhe Orkidea Xhaferraj mbi situatën në Shqipëri në raport me të drejtat digjitale.
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    42 min

  • "Mjeshtri i varkave" - “Zëri i Kulturës” / Ep. 8

    Qyteti turistik i Durrësit shquhet për vlerat historike dhe arkeologjike, por suveniret me simbolet e tij janë shumë të pakta dhe kryesisht prodhohen në qytetet e tjera ose importohen nga Republika e Kinës.
    Në grupin e artizanëve durrsakë që sot numërohen me gishtat e dorës është edhe Met Lila, apo siç e njohin, usta Meti. Ai sot është 71 vjeç dhe për asnjë ditë nuk ka reshtur së punuari drurin, nga i cili prodhon varka dekorative të madhësive të ndryshme.
    Në këtë seri të podcasteve "Zëri i Kulturës" do të njihemi me punimet e veçanta të anijeve dekorative prej druri dhe sfidat me të cilat përballen artizanët.
    Autor: Geri Emiri
    Producente Podcast-esh: Livia Kreko
    Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar
    20 min

  • "Women in the Balkan media" - "Voice of Culture" / Ep. 7
    You can listen the "Voice of Culture" podcasts on SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts and Youtube platforms, on the channels: Amfora.al, as well as on Spotify and Apple Podcasts platforms, under the title Voice of Culture.
    We will return to the series of English language with a special expert who does not come from the field of archeology or cultural heritage but is an international expert, who will talk about women in the Balkan media.
    Larisa Halilović was also a speaker at Ted Talk and this time explained the situation of women in the Balkan media through her experience and studies.
    She is also the team leader of the "Media For All" program, funded by the UK Government and delivered by the British Council, in partnership with the Thomson Foundation, BIRN (Balkan Investigative Reporting Network) and INTRAC and, part of this support is the series "Voice of Culture".
    Author: Geri Emiri
    Podcast Producer: Livia Kreko
    This podcast was developed with the support of the “Media for All” project, funded by the UK Government.
    23 min

About Zëri i Kulturës

From the publisher's feed

“Amfora.al” është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Në brendësi të saj do të gjeni publikime ekskluzive, që synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës.