
Sign up to save your podcasts
Or


Duke mbajtur në kujtesë se koha jote është diçka tepër e çmuar, vazhdojmë të shohim strategji të tjera për parandalimin e konsumimit dhe menaxhimit të mirë të kohës sonë.
Në këtë episod zbulojmë më shumë për grupimin e detyrave të ngjashme, motivimin dhe frymëzimin. Ju ftojmë të dëgjoni deri në fund, pasi ka një sfidë për ju, Busy Bees.
Sa mjaft është mjaft për ty? Sa shpesh e gjen veten duke mos u kënaqur me sa ke bërë, duke u ndjerë sikur nuk është asnjëherë mjaftueshëm dhe ne fund thjesht mbetesh e rraskapitur? Jo çdo gjë në dorën tënde është një emergjencë.
Le të mësojmë së bashku se si t'i japim përparësi atyre detyrave të cilat kanë me të vërtetë rëndësi!
Në këtë episod, të ftojmë të rimendosh mbrëmjet si fillimin e ditës sate. Mëso si të krijosh një ritëm të qetë që të ndihmon të përfundosh ditën me vetëdije, të rikuperosh energjitë dhe të përgatitesh për një të nesërme më të mirë. Hidh hapa praktikë për të kaluar nga puna në relaks dhe ndërto një stil jetese që shmang konsumimin.
Eksplorojmë së bashku në këtë episod si mund të jemi të vetëdijshme (pra mindful) dhe prezente në atë çfarë jemi duke bërë dhe çfarë rëndësie ka kjo në jetën tonë.
Si mund ta kthejmë të qënurit prezente/ të vetëdijshme në një zakon tonin?
Kemi hyrë plotësisht në vjeshtë dhe nisim sezonin e ri të podkastit Busy Bee. E nisim me një temë të rëndësishme: rutina e mëngjesit që ndihmon një Busy Bee të evitojë konsumimin. Mësojmë se si të krijojmë një rutinë që përshtatet me energjinë, ngarkesën dhe sigurisht humorin tonë.
Jeta si një Busy Bee është dinamike, bashkë do mësojmë të përqafojmë çdo ditë në veçantinë e saj!
Çelim sezonin e dytë të podkastit Busy Bee me workshopin: Guida Busy Bee për të Parandaluar Konsumimin.
Shihemi çdo të hënë me episode të shkurtra dhe ndihmuese!
Në episodin e sotshëm Jori ndan me ne këshilla të rëndësishme për brandin personal të kujtdo që është në fillim të karrierës.
34 minuta për të:
Një bisedë e bukur, e sinqertë dhe energji-dhënëse (si çdo bisedë që kam bërë ndonjëherë me Jeorkejdën, të them të vërtetën.)
Plus, një surprizë e vogël për ndjekësit e podkastit brenda episodit 🙈
Ka ardhur momenti të reflektosh mbi shëndetin e marrëdhënieve të tua dhe të marrësh hapa konkretë për t'i rritur 🌱
Në këtë episod flasim për ndryshimin që duhet bërë që të jemi gjithmonë të lumur 🙃
From the publisher's feed