
Sign up to save your podcasts
Or


Besnik Sinani, studiues i Islamit, diskuton ringjalljen e ekstremizmit të dhunshëm fetar në Perëndim, duke theksuar se formimi rreth çështjeve të religjionit është bërë parakusht për kuptimin e përplasjeve gjeopolitike në botën e sotme. Sinani vë theksin te kolapsi i edukimit fetar ndër praktikisht të gjitha religjionet, diçka që e turbullon edhe më shumë situatën. Gjithashtu, ai shpjegon se përse terma si “Islamofobia” – si huazime nga retorika liberale – mund ta kenë humbur domethënien dhe validitetin në shthurjen e ballafaqimeve verbale të ditëve tona.
Episodi #97 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë ditën e diel, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Gilda Hoxha,studiuese e lëvizjeve sociale dhe pedagoge e shkencave politike, analizonmobilizimin shoqëror në botë, duke e kundërpeshuar me aktivizimin qytetar nëShqipëri; me fokus te protestat civile dhe te kushtet që i mundësojnë osepengojnë ato.
Episodi #96 iELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Dritan Egro, historian dhe pedagog i specializuar në periudhën osmane dhe autor i librave “Historia dhe Ideologjia” dhe “Tirana: Tri jetët e një qyteti”, argumenton se historia e Tiranës është shkruar gabim, ose jo plotësisht.
Egro sjell prova të pranisë urbane në Tiranë shumë para vitit 1614, duke kundërshtuar narrativën tradicionale. Ai shpjegon konceptin e "tri jetëve" të qytetit, diskuton vijimësinë e popullsisë brenda rrethit të Tiranës përgjatë shekujve,dhe heton lidhjet historike dhe simbiotike të saj me qytetet fqinje. Po ashtu, Egro analizon se si ideologjitë komuniste dhe nacionaliste kanë ndikuar në historiografinë shqiptare dhe në mënyrën si është trajtuar periudha osmane eTiranës. Biseda prek edhe zgjedhjen e Tiranës si kryeqytet në 1920-1925 dhe nëse kjo ka qenë e pashmangshme nga perspektiva historike, si dhe rreziqet që paraqet zhvillimi i shpejtë urban për shtresat e kujtesës historike tëqytetit".
Episodi #95 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare dhe të kapitalit, zbulon efektet domino që materializohen si pasojë e luftës në Iran, nga ekonomia globale deri në tregjet shqiptare.
Përmes një analize shumëdimensionale, Gjergji paralajmëron se zinxhiri i gjatë i shkak-pasojave të kësaj krize gjeopolitike rrezikon të përplaset mbi ekonominë e prapambetur shqiptare, duke shkaktuar dëme që e prekin shoqërinë dhe zhvillimin e vendit deri në nivel themelor.
Episodi #94 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Entela Koja-Spahivogli, urbaniste dhe aktiviste për mbrojtjen e trashëgimisë, kritikon projektin TID për transformimin e qendrës historike të Durrësit nga AADF, qeveria shqiptare dhe bashkia e qytetit. Ajo ngre shqetësime mbi mungesën eligjshmërisë në proces, keqkuptimet rreth arkitekturës dhe urbanistikës, si dhe një qasje që është e verbër ndaj vetë trashëgiminë që pretendohet të mbrohet.
Episodi #93 i ELEFANTI NË DHOMË ndahet i plotë të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Ani Bajrami,antropologe me fokus te mjedisi dhe biologjia, diskuton mbi kulturën bimore sinjë element që kontribuon në formësimin e identitetit kombëtar të një populli,duke marrë shkas nga studimet e saj mbi komunitetet arvanitase dhe arbëreshe.
Episodi 92 i ELEFANTINË DHOMË publikohet i plotë [uncut] të dielën, ora 19:00, në YouTube, Spotifydhe Apple Podcasts.
Alfred Aga, mjek kirurg ORL dhe autor i punimeve shkencore në këtë fushë, flet për shkaqet dhe pasojat e sëmundjeve tumorale më të përhapura zonën e kokës dhe qafës, si dhe për zhvillimet e fundit në trajtimin e tyre.
Ai ndalet te faktorët e rrezikut, duke shpjeguar mënyrën se si këta ndikojnë në transformimin qelizor dhe progresionin e sëmundjes. Po ashtu, Aga diskuton rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, rolin e kirurgjisë moderne minimale invazive, terapive të targetuara dhe të tjera, në rritjen e mbijetesës dhecilësisë së jetës së pacientëve. Në një segment tëveçantë, ai trajton edhe efektet e studiuara të agjërimit mbi metabolizmin qelizor, proceset inflamatore dhe mekanizmat e autofagjisë, duke analizuar në ç’masë literatura shkencore sugjeron një rol të mundshëm në parandalimin e proliferimit të qelizave tumorale.
Episodi #91 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) në të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
Eksperti i sigurisë Avenir Peka diskuton mbi nivelin e implikimit të sferave të pushtetit dhe të aktorëve të sigurisë globale në orgjitë dhe shthurjet kriminale të Jeffrey Epstein. Gjithashtu, ai e vrojton këtë zhvillim edhe në kontekstin më të gjerë të një bjerrjeje morale në shoqëritë Perëndimore.
Episodi #90 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) në të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
French researcher and photographer Wandrille Potez explains how he discovered several abandoned Byzantine churches in Albania, discussing their historical and cultural significance as well as the possible future of these monuments.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30
Studiuesi dhe fotografi francez Wandrille Potez tregon sesi zbuloi disa kisha të braktisura bizantine në Shqipëri, përfshi për rëndësinë e tyre historike dhe kulturore, si edhe për të ardhmen e mundshme të këtyre monumenteve.
Episodi #88 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
From the publisher's feed