I ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti Alis. Alisi është një muzikant i ri dhe i talentuar nga Shqipëria, i cili në moshën 21-vjeçare ka arritur të bëjë një emër të rëndësishëm në skenën muzikore. Ai ka përfunduar studimet për piano, ku ka fituar çmime të ndryshme në kompeticione për këngë dhe piano, duke dëshmuar aftësitë e tij muzikore.