E ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet një lidhje telefonike me Erma Mici ka qenë artistja Lira Blakaj. Ajo është një artiste, tekstshkruese dhe kompozitore nga Prishtina. Deri tani këngët e saj janë dëgjuar përmes zërave më eminent të industrisë shqiptare si Yll Limani, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Loredana, Semi Jaupaj, etj. Së fundmi ajo ka filluar të ndajë nga paleta e saj krijuese këngë personale, duke bërë kështu debutimin e saj si këngëtare.