Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

By DW.COM | Deutsche WelleEducation
Download on the App Store

Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle episodes

  • Mission Berlin 16 –Të njohur të vjetër
    Edhe në vitin 1961 Anën e ndjekin pas motoçiklistët e armatosur. Në këtë situatë të rrezikshme atë e ndihmon një grua e panjohur. Por pse e bën ajo këtë? A mund t'i besojë Ana asaj?
    Motoçiklistët i janë qepur pas Anës. Ajo fshihet në dyqanin e ushqimeve. Kur menaxheri i dyqanit i thotë se dyqani po mbyllet, gruaja e punësuar te ai i thotë se Ana është shoqja e saj. Arkëtarja e merr me vete në shtëpinë e saj Anën dhe e prezanton atje si një shoqe të vjetër të shkollës. Ana është e pasigurt për kuptimin që ka kjo, por lojtari i thotë se ajo duhet t'i besojë gruas. Në shtëpinë e arkëtares, Ana njihet me vëllanë e saj, Paul Vinklerin.
    5 min
  • Mission Berlin 15 – Udhëtimi në kohë
    Në Berlinin e ndarë Anës i duhet të kalojë nga Lindja në Perëndim. Por kjo nuk mjafton. Në vetëm 55 minuta ajo duhet të zbulojë se cilën ngjarje kërkon të shuajë RATAVA: ndërtimin apo shembjen e Murit të Berlinit?
    Pasi ka mbërritur në vitin 1961, Ana përpiqet të gjejë Kantstraße. Kjo nuk është e mundur, sepse qeveria e RDGJ ka nisur ndërtimin e Murit të Berlinit dhe Ana ndodhet në pjesën lindore të qytetit. Por Kantstraße ndodhet në Berlinin Perëndimor. Pas përditësimit të rezultateve, lojtari dhe Ana zbulojnë se ka dy ngjarje historike, të cilat mund të jenë objekt i sulmit të RATAVA-s: ndërtimi ose shembja e Murit të Berlinit. Anës dhe lojtarit i mbeten vetëm 55 minuta kohë, për ta gjetur këtë.
    5 min
  • Mission Berlin 14 – Në të kaluarën për të ardhmen
    Ana zbulon makinën që udhëton në kohë dhe mëson se terroristët duan të shuajnë një ngjarje historike. Po cilën? Lojtari e dërgon Anën në vitin 1961. Asaj i mbeten vetëm 60 minuta. A mund t'i besojë ajo pastorit?
    Pastori është në gjendje të shpjegojë kuptimin e fjalisë "In der Teilung liegt die Lösung" dhe ai e di sa e rrezikshme është RATAVA. Lojtari mendon se Ana duhet të bëjë një udhëtim pas në kohë, në vitin 1961, për ta zgjidhur enigmën. Pastori i thotë se me parullën "Die Liebe versetzt Berge", ajo mund të kthehet sërish në të tashmen. Ana nis udhëtimin në të kaluarën, për në datën 13 gusht 1961. Asaj i mbeten vetëm 60 minuta për ta plotësuar misionin e saj. A do të mjaftojë kjo kohë?
    5 min
  • Mission Berlin 13 – Ndihmë hyjnore
    Kisha duket vendi i përshtatshëm për të mbledhur informacione. Pastori ia shpjegon melodinë Anës dhe i njofton se ajo është çelësi i një makine që udhëton në kohë. Por për çfarë makine e ka fjalën ai?
    Pas rifillimit të lojës, Ana dhe Gruaja me të Kuqe luftojnë me njëra-tjetrën. Kur shfaqet pastori, Gruaja me të Kuqe ia mbath. Pastori i shpjegon Anës, se komisar Oguri vetëm është plagosur dhe është shtruar në spital. Ai e luan edhe një herë melodinë dhe i shpjegon asaj se vargu i notave D A C H F E G është çelësi i një makine që udhëton në kohë. Ky triumf i dhuron Anës dhe lojtarit një shpërblim kohor prej 10 minutash. Po a do të mjaftojë kjo kohë?
    5 min
  • Mission Berlin 12 – Muzikë kishe
    Anës i mbeten 65 minuta. Në kishë ajo zbulon se kutia muzikore me kurdisje është një pjesë e shkëputur nga organoja e kishës. Gruaja me të Kuqe shfaqet befas dhe i kërkon Anës një çelës. Po për cilin çelës është fjala?
    Organoja e kishës luan të njëjtën melodi si kutia muzikore. Kur afrohet, Ana dëgjon se si shërbyesi i kishës i shpjegon një vizitori se organoja ishte restauruar, por se asaj i mungon një pjesë, që kur u ndërtuar Muri i Berlinit. Ana e kupton se kutia muzikore është elementi që i mungon organos, ndaj e fut kutinë në instrument. Kur organoja fillon të luajë, ngrihet një kapanxhë dhe ajo ndo-dhet përballë me Gruan me të Kuqe. Ana humbet një jetë tjetër dhe i mbeten ende vetëm 60 minuta kohë.
    5 min
  • Mission Berlin 11 – Fast Food
    Ana i flet duke ngrënë Paulit për fjalinë e mistershme "In der Teilung liegt die Lösung. Folge der Musik!". Pauli e kupton rrezikun dhe e dërgon Anën te pastor Kavalieri. Po a është kjo gjurma që kërkohet?
    Pauli e ka riparuar kutinë muzikore me kurdisje, por kutia nuk e luan deri në fund melodinë: një pjesë mungon. Ana i tregon Paulit për mesazhin misterioz "In der Teilung liegt die Lösung. Folge der Musik!" Pauli ia jep asaj kutinë muzikore dhe e dërgon Anën te pastori Markus Kavalier në Kishën Getsemane (Gethsemane- Kirche). Ana mëson nga lojtari, se kisha ka qenë një vend takimi për kundërshtarët e qeverisë së RDGJ.
    5 min
  • Mission Berlin 10 – Në rrugë pa krye
    Lojtari zbulon se 13 gushti 1961 është data e ndërtimit të Murit të Berlinit, kurse 9 nëntori 1989 është data kur Muri ra. Misioni është i lidhur ngushtë me këto dy data. Po çfarë mund të bëjë Ana?
    Pauli dhe Ana i ikin Gruas me të Kuqe dhe futen në Supermarketin KaDeWe, ku Ana memorizon rezultatin e deriatëhershëm të lojës dhe përmbledh rezultatet. Lojtari i shpjegon Anës, që 13 gushti 1961 dhe 9 nëntori 1989 janë data e ngritjes dhe të shembjes së Murit të Berlinit. Ana kupton se zgjidhja e të gjithë misionit ka të bëjë me ndarjen e Berlinit.
    5 min
  • Mission Berlin 09 – Sinjale që mungojnë
    Ana ikën me vrap nga teatri, por Gruaja me të Kuqe e ndjek deri në dyqanin e Paulit. Në sajë të ndihmës së Hajdrunit Ana arrin të shpëtojë. Ajo njeh tani një pjesë të enigmës, po si mund t'i dëshifrojë pjesët e tjera?
    Komisar Oguri e ka paralajmëruar Anën për rrezikun që paraqesin terroristët e historisë të RATAVA-s. E kthyer në dyqanin e orëve, Paul Vinkleri i tregon asaj kutinë muzikore, të cilën e ka riparuar. Ajo luan melodinë "Nostalgie" të Fridrih August Dahfeg-ut. "Unsere Melodie, Anna", thotë Pauli, por Ana nuk kupton gjë. Papritur shfaqet Gruaja me të Kuqe, që jap zjarr. Hajdrun Draj shfaqet gjithashtu dhe i ndihmon Paulin dhe Anën të largohen me shpejtësi. Ana ka fiksuar tani dy data: 13 gusht 1961 dhe 9 nëntor. Por për cilin vit bëhet fjalë?
    5 min
  • Mission Berlin 08 – Llogari të hapura
    Oguri plagoset në shkëmbimin e zjarrit me gruan me të kuqe dhe e sqaron Anën për Ratavan, që kërkon të eleminojë ngjarje historike. Me fuqitë e fundit të mbetura ai i përmend asaj një datë: 9 nëntorin. Por të cilit vit?
    Komisar Oguri beson se Ana ndodhet në teatër dhe e shtyn që të largohet me të shpejtë. Gruaja me të Kuqe shfaqet dhe shtin kundër Anës, e cila humb në këtë mënyrë një jetë tjetër. Pasi ka filluar loja sërish, Oguri i sqaron Anës se një bandë terroristësh kërkon të ndryshojë historinë. Megjithëse komisari plagoset për vdekje, ai i tregon Anës një datë të rëndësishme: 9 nëntorin. Por për cilin vit flet ai?
    5 min
  • Mission Berlin 07 – Armiku i panjohur
    Ana arrin t'u shpëtojë motoçiklistëve, duke u futur në një teatër varietesh. Atje ajo takon Hajdrunin dhe mëson nga komisar Oguri se atë po e kërkon RATAVA. Po çfarë kërkojnë RATAVA dhe Gruaja me të Kuqe nga Ana?
    Lojtari e udhëzon Anën që të kthehet në dyqanin e Paul Vinkerit, për të marrë kutinë muzikore me kurdisje. Rrugës për atje ajo arrin t'u shpëtojë motoçiklistëve dhe takon sërish në një teatër varietesh Hajdrun Drajn. Edhe komisari Ogur shfaqet atje, për ta pyetur Hajdrunin për vendndodhjen e Anës. Ai ndien se Ana është fshehur në teatër dhe e paralajmëron se RATAVA është në gjurmët e saj. Papritur shfaqet Gruaja me të Kuqe. Çfarë do ajo nga Ana?
    5 min

About Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

From the publisher's feed

Mission Europe është një kurs gjuhe për fillestarët dhe përbëhet nga tregimet fantastike policore Mission Berlin, Misja Kraków dhe Mission Paris. Hyni në botën e gjuhëve dhe mësoni gjermanisht!