Ana përplaset me një grua, e cila i thotë se ka qenë mikeshë me të në vitin 1961. Veç kësaj, Anën e habit lajmi se atë po e ndjek hap pas hapi një grua me të kuqe.
Fytyra të panjohura i shfaqen Anës në çdo qoshe. Këtë herë është një grua, me emrin Hajdrun Draj, e cila thotë se ka qenë mikeshë e Anës në vitin 1961. Edhe ajo dëshiron ta ndihmojë Anën në misionin e saj të veçantë dhe e paralajmëron për një grua me të kuqe, e cila i është qepur pas Anës. Po ku i di të gjitha këto Hajdrun Draj?