Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Adi Pojanën, Visjan Ukcenaj dhe Edea Demaliaj rubrika e telefonatës kurth është një nga më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat. Të shumtë janë personazhet e famshëm që kanë rënë në grackën e tyre, disa e kanë marrë bisedën shumë seriozisht dhe kanë filluar të besojnë gjithçka nga rrengu. Por këtë herë ishte radha e Julian Dedës, aktor dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Kurthi i bërë nga Edea përfshinte Julin dhe Eglën, ku ai duhet të zgjidhte të bënte një film me të apo jo.