OCD Shqip

OCD Shqip

Download on the App Store

OCD Shqip episodes

  • OCD Shqip (Ep.11) - Teda Kokoneshi, OCD mbi marrëdhëniet romantike (ROCD).

    Në këtë episod, kam të ftuar sërish Teda Kokoneshin dhe do të flasim për OCD mbi marrëdhëniet romantike, por mbi lidhjet e tjera ku shfaqet si në shoqëri, punë apo terapi. Gjithashtu do të flasim rreth ndikimit të këtij lloji OCD në lidhje, dhe si munden partnerët të mbështesin dikë me OCD.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    27 min
  • OCD Shqip (Ep.10) - Gen Skeja, Ndryshimet në jetë dhe ndikimi i tyre tek ne.

    Në këtë episod, doja të ndaja me ju me ndryshimet që po bëj momentalisht në jetën time, dhe si kanë ndikuar për mirë apo për keq në gjendjen time emocionale.

    Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë ndjekësit e faqes, të cilët kanë marrë guximin për tu informuar më tepër rreth shëndetit të tyre mendor dhe për të afërmit e tyre, por sigurisht dhe të gjithë të ftuarit të cilët kanë ndarë me ne informacione dhe këshilla rreth OCD.

    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    3 min
  • OCD Shqip (Ep.9) - Elena Morina, Aksesi në terapi dhe Rëndësia e Grupeve Mbështetëse.

    Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Elena Morinën. Elena është studente e psikologjisë, dhe gjithashtu është e angazhuar në projekte të ndryshme me Q.I.P.S.


    Sot do të flasim rreth disa problematikave të shëndetit mendor në përgjithësi të komunitetit, si aksesi në terapi, rritja e ndërgjegjësimit, si dhe rëndësinë e grupeve mbështetëse.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    31 min
  • OCD Shqip (Ep.8) - Kosovare Bunjaku, OCD dhe Perfeksionizmi, menyrat si shfaqen dhe dallimi midis tyre.

    Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Kosovare Bunjakun. Ajo ka mbaruar studimet për psikologji, dhe gjithashtu ushtron profesionin e saj si psikologe në Prishtinë.


    Sot do të flasim rreth dallimit midis OCD dhe Perfeksionizmit, portretizimin e OCD nëpër filmat "TOC TOC" dhe "Overlove", ballafaqimin e mendimeve intrusive dhe disa këshilla si të jemi dëgjues më të mirë për të tjerët.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    40 min
  • OCD Shqip (Ep.7) - Teda Kokoneshi, OCD Somatike dhe Hiperfokusi, Derealizmi/Depersonalizimi

    Në episodin e shtatë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Teda Kokoneshin.


    Sot do të flasim rreth OCD Somatike, mënyrat si shfaqet, nga ndryshon vetëdija me vëmendjen, dhe gjithashtu do të flasim për simptomat e Derealizmit dhe Depersonalizimit.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    30 min
  • OCD Shqip (Ep.6) - Vigan Behluli, Pranimi i mendimeve obsesive dhe përkushtimi ndaj vlerave (ACT)

    Në episodin e gjashtë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Vigan Behlulin.


    Vigani është specialist i licensuar i psikologjisë klinike në Prishtinë, me përvojë disa-vjeçare në punë psikoterapeutike me popullatë klinike dhe sub-klinike, kryesisht të rinisë së hershme dhe moshave të mesme.  Angazhimi i tij profesional kryesisht është i përqendruar me persona që ballafaqohen me ankth dhe humor të ulur.


    Sot do të flasim rreth disa koncepteve të Acceptance & Commitment Therapy (ACT), si pranimi i mendimeve, ndjenjave, përvojave, etj. Gjithashtu do të flasim rreth përkushtimit ndaj vlerave, dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme në përputhje me vlerat tona.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    45 min
  • OCD Shqip - Brikena Krasniqi Hoti, Si zhvillohet trajtimi i OCD gjatë seancave, dhe çfare duhet të dini për marrëdhënien terapeutike (Ep.5)

    Në episodin e pestë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Brikena Krasniqi Hoti. 


    Brikena është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë (E licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës). Ajo ka ndjekur studimet bazike në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike dhe Shëndeti, në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar shkollimin specialistik për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Baselit nga Zvicra, mbikqyrur nga Ministria e Shëndetësisë.


    Sot do të flasim se si zhvillohet trajtimi i OCD gjatë seancave, duke sjellë shembuj nga përvoja e Brikenës në praktikën e saj profesionale, dhe gjithashtu se si ndërtohet marrëdhënia terapeutike, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më efikas.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    46 min
  • OCD Shqip - Teda Kokoneshi, Kur ritualet e OCD janë të "fshehura" (Ep.3)

    Në episodin e tretë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Teda Kokoneshi. Ajo është terapiste e liçensuar në Florida dhe Texas (USA), dhe gjithashtu ofron shërbimet e saj nëpërmjet NOCD, e cila është një platformë online për trajtimin e OCD.

    Sot do flasim për mendimet obsesive dhe ritualet "e fshehura" mendore, si shfaqen këto rituale dhe trajtimi i tyre me ekspozimin dhe parandalimin e ritualit.

    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip

    26 min
  • OCD Shqip - Erinda Bani, Të flasim hapur rreth OCD dhe si të kërkojmë ndihmë. (Ep.2)
    Në këtë episod të dytë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Erinda Bani. Ajo është psikologe klinike në qytetin e Lushnjes, dhe është e çertifikuar në terapinë konjitive-bihejvjorale (CBT). Do të flasim rreth OCD në përgjithësi, disa nga kriteret për tu diagnostikuar, trajtimin si dhe shumë të tjera.


    Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
    22 min

About OCD Shqip

From the publisher's feed

Ky podcast ka si qëllim informimin dhe edukimin e njerëzve mbi çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD), nëpërmjet intervistave me terapistë të fushës, dhe atyre që kanë dëshirë të ndajnë historinë e…