
Sign up to save your podcasts
Or


Albana bën disa pyetje që me siguri do e keni të vështirë t’iu përgjigjeni. A jeni gati?!
Çfarë quhet humor sot? Çfarë i bën njerëzit për të qeshur? Ja se çfarë na zbulojnë intervistat e Albanës?
Çfarë mendojnë qytetarët për çiftet me diferencë të madhe në moshë? A janë ata pro apo kundër? Zbuloni përgjigjet e tyre…
Vitet e fundit është vënë re një rënie e dëshirës për të mësuar nga të rinjtë dhe fëmijët. Ku po çalon roli i shkollës dhe edukimit në përgjithësi? Çfarë problemesh po hasen?
Shpeshherë na ndodh që të lexojmë një titull lajmi dhe kur e klikojmë është diçka tjetër. Sa i besojnë qytetarët këto lajme që qarkullojnë rëndomë?!
Sipas disa studimeve të reja është arritur në përfundimin se njerëzit po bëhen gjithnjë e më budallenj dhe po ulet indeksi i inteligjencës. Por cilët janë faktorët që kanë ndikuar?
Albana ka pyetur qytetarët në lidhje me pjesën se pse cilësimi ‘daddy’ në ditët e sotme ka konotacione të ndryshme.
Albana në intervistat e saj këtë herë ka pyetur qytetarët lidhur me pjesën se sa paragjykohen meshkujt shqiptarë që kujdesen për veten e tyre, që depilohen, që bëjnë maska apo edhe trajtime të ndryshme?!
Sa i besojnë shqiptarët lajmet e ndryshme që shpërdahen online nga platformat e rrjeteve sociale?!
Ish i dashuri duhet të mbetet ish apo mund të ketë një shpresë që të kthesh sërish?! Kjo pyetje vjen për shkak edhe të ngjarjeve të ndodhura së fundmi ku Jennier Lopez u kthye dhe u martua me Ben Affleck pas shumë vitesh po ashtu edhe Khloe Kardashian zgjodhi të ketë sërish një fëmijë me Tristian nga një nënë surrogate.
From the publisher's feed