
Sign up to save your podcasts
Or


Ronela Hajati elektrizoi skenën në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizion 2022 me këngën e saj “Sekret”, por fatkeqësisht nuk u votua për të shkuar në finale. Çfarë mendimi kanë qytetarët? A e meritonte ajo finalen?
A duhet që fëmijët të mbajnë Smartphone dhe t’i përdorin ato? Çfarë pasojash sjell kjo gjë?
Pas aksidentit të autobusit të Unazës mbi Lanë, Bashkia sugjeron që të mos zhvendoset por të qendrojë aty si një instalacion. Kjo do të shërbente si ndërgjegjësim për rregullat e qarkullimit. Por çfarë mendimi kanë qytetarët mbi këtë? A janë ata dakord?
Shprehja e famshme “Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, por çfarë do të thotë kjo? Dhe më e rëndësishmja, pse ndodh kjo gjë?
Nga data 1 Maj në vendin tonë ka filluar ajo që u cilësua si “nisja e epokës së re të shërbimeve pa sportele”, mbyllja e sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimi i tyre online. Por çfarë mendojnë qytetarët lidhur me këtë?
Sa i kushton një familjeje shqiptare jetesa dhe gjërat bazë të jetesës ditët e sotme? Sa janë shtrenjtuar të mirat materiale? Zbuloni përgjigjet e qytetarëve…
Të bësh para duke postuar në rrjete sociale, a është një profesion të qenit ‘influencer’? Zbuloni mendimin e qytatarëve…
Çfarë cilësish duhet të kesh për t’u quajtur ‘burrë’ sot? Zbuloni se çfarë mendojnë qytetarët…
Albana këtë herë ka pyetur qytatrët se çfarë i mungon rinisë shqiptare në krahasim me vendet e tjera jashtë. Zbuloni përgjigjet e tyre…
Gjithnjë e më shumë të rinj po takohen nëpërmjet rrjeteve sociale. Por sa funksionon kjo metodë takimesh në jetën reale? Zbuloni përgjigjet e qytetarëve…
From the publisher's feed