Share Pardon My French
Share to email
Share to Facebook
Share to X
By Top Albania Radio
The podcast currently has 109 episodes available.
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet në lidhje telefonike ka qenë Iva Tiço. Gazetarja e njohur ka sugjeruar disa nga librat që duhet patjetër t’i lexoni duke qenë se jemi edhe në ditët e Panairit të Librit. E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Renée Reffo. Ajo është vajza e aktores Julia Ilirjani dhe është bërë mjaft aktive e virale në rrjetet e saj sociale si Instagram, apo TikTok. Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e skuadrës së emisionit “E Diell”.
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Aliçkolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.
E ftuar në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale.
E ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë moderatorja Sidorela Gjoni. Ajo momentalisht moderon emisionin “Shqipëria Live”, e cila më parë drejtonte “Breaking News” në Top News. Me një eksperiencë disa vjeçare në gazetari, kryesisht në fillimet e saj në botën sportive, vjen në këtë intervistë ekskluzive për dëgjuesit e Top Albania Radio.
Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Evi Reçi në pjesën e parë e cila ka zbuluar më shumë detaje rreth mëmësisë dhe djalit të saj të vogël dhe Jorida Rustemi në pjesën e dytë për të folur rreth eksperiencës në “Goca & Gra” dhe jo vetëm…
E ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell”. Ky program ka në qendër tatuazhet, ose siç njihen ndryshe arti i trupit.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë Andia Xhunga. Ajo është një aktore, dublante dhe regjisore shqiptare në film e në teatër. Momentalisht ajo është regjisore e serialit më të ri që do të nisë të shtunën në ekranin e Top Channel. Seriali “Love Bugs” do të vijë së shpejti në Shqipëri i shqipëruar me emrin “Tenxherja Kapakun”, ku aktorë protagonistë do të jenë Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Prej më shumë se një viti, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe rrallë ka dhënë intervista, por këtë herë Kiara do të na zbulojë gjithçka.
E ftuar në episodin e parë të sezonit, Zhaklin Lekatari u shpreh për gjithçka, nga eksperienca si opinioniste e “Big Brother Vip”, deri në projektet me të cilat po merret. Zhaklin do të jetë pjesë e “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio, së bashku me Jonida Aliçkollin.
The podcast currently has 109 episodes available.