
Sign up to save your podcasts
Or


Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i Data4X, është i ftuari i radhës në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com
Në këtë episod, ekonomia e Kosovës trajtohet përmes statistikave dhe të dhënave, me fokus te gjendja e bizneseve, qasja në financim, menaxhimi, produktiviteti, pagat dhe sfidat e tregut të punës. Pjesë e bisedës janë edhe mundësitë për zëvendësimin e një pjese të importeve me prodhim vendor dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime e zhvillim ekonomik.
Diskutimi ndalet edhe te rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit mes kompanive vendore dhe institucioneve të Kosovës. Si mund të kuptohen më mirë nevojat e bizneseve dhe të përfshihen ato në hartimin e politikave që nxisin prodhimin, investimet dhe punësimin?
Me Ahmetin flasim edhe për inteligjencën artificiale, përdorimin e saj në punën e përditshme të kompanive dhe ndikimin që mund të ketë në produktivitet dhe në të ardhmen e tregut të punës.
Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të fuqishme, por sa po shndërrohen ato në bashkëpunim ekonomik?
Në episodin e ri të “Përballje Podcast”, Butrint Ajredini, zëvendëspresident i Odës Ekonomike Zvicër–Kosovë, flet për marrëveshjen me EFTA-n, interesimin e investitorëve zviceranë dhe mundësitë e reja për bizneset kosovare.
Si shihet Kosova nga investitorët në Zvicër, në cilët sektorë po investon diaspora dhe a po kalon ajo nga remitencat te krijimi i bizneseve dhe vendeve të punës?
Nga emergjenca pas luftës te rindërtimi i Kosovës – historia e “Nënës Terezë” vazhdon
Në pjesën e dytë të rrëfimit në “Përballje Podcast”, Zef Shala tregon se si Shoqata “Nëna Terezë” u përball me një Kosovë të shkatërruar pas vitit 1999, si ndihmoi mbi 1.2 milion qytetarë, rindërtoi qindra shtëpi dhe krijoi një rrjet ndihme në gjithë vendin.
Ai rrëfen edhe për familjen që strehoi 147 njerëz, për rreth 65 mijë refugjatë nga lufta në Maqedoni që gjetën strehë në Kosovë, për milionat e markave të shpërndara për familjet e luftës, jetimët dhe invalidët, si dhe për projektet që u krijuan për t’u dhënë njerëzve mundësinë të jetonin nga puna e tyre.
Një rrëfim për solidaritetin, rindërtimin dhe një histori që nuk duhet harruar.
SHBA-ja, Evropa, Kina dhe Rusia në një përballje gjithnjë e më të madhe për ndikim global, politik dhe, veçanërisht, ekonomik.
Në episodin e ri të “Përballje Podcast”, Arxhend Blakçori, ekspert i sigurisë ndërkombëtare dhe ekonomike, analizon ndryshimet e mëdha gjeopolitike dhe çfarë mund të nënkuptojnë ato për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
Pse SHBA-ja e sheh Kinën si sfidën kryesore afatgjatë? Ku qëndron Evropa në mbrojtje dhe ekonomi përballë fuqive të tjera? Cilat janë synimet dhe përpjekjet e Kinës, e cilat të Rusisë? Pse Serbia po afrohet gjithnjë e më shumë me Kinën? Dhe sa e përgatitur është Kosova për një botë që po ndryshon?
Në këtë episod të Përballje Podcast, Muhamet Hajrullahu bisedon me deputetin e PDK-së, Arben Mustafa, për hapat që duhen ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
A duhet Kuvendi të mblidhet menjëherë për ta votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara? Si mund të arrihet marrëveshja për Presidentin deri më 6 tetor? Dhe çfarë kompromisi është e gatshme të bëjë PDK-ja për t’i shmangur zgjedhjet e reja?
Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se Kosova duhet ta intensifikojë angazhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sot nuk e ka më vëmendjen që kishte në periudhën e luftës dhe të shpalljes së pavarësisë. Në një intervistë për “Përballje Podcast”, Mulliqi foli për raportet Kosovë–SHBA, rolin e diasporës shqiptare, anëtarësimin e Kosovës në NATO, pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe nevojën për investime strategjike amerikane.
Cila është historia e Shoqatës “Nëna Terezë” dhe në çfarë rrethanash u themelua ajo? Kur nisi iniciativa, kush ishin themeluesit dhe si u krijua një nga rrjetet më të mëdha të solidaritetit në Kosovë? Si funksionoi shoqata nga viti 1990 deri më 1997 dhe si ndryshoi misioni i saj me përkeqësimin e situatës dhe fillimin e luftës? Kush ishin donatorët e parë dhe cilat qenë aksionet e para humanitare e shëndetësore? Si siguroheshin ushqimet, barnat dhe ndihma për mijëra familje, në një kohë kur shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet publike?
Zef Shala, një nga themeluesit dhe drejtuesi i Shoqatës “Nëna Terezë”, rrëfen për sfidat, rreziqet dhe organizimin e viteve ’90, si dhe për materialet arkivore që dokumentojnë dhunën sistematike të regjimit serb në Kosovë. Si ka ndryshuar shoqata pas luftës dhe cili është misioni i saj sot?
Në episodin e 39-të të Përballje Podcast, i ftuar është profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti i LDK-së, Berim Ramosaj, i cili flet për zhvillimet e fundit brenda partisë, pakënaqësitë e grupeve të ndryshme dhe iniciativën që mund ta vërë në pikëpyetje të ardhmen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.
Në episodin e ri të Përballje, Xhemajl Rexha flet për Samitin e NATO-s në Ankara, një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës Veriatlantike në vitet e fundit.
Gjatë dy ditëve, kryeqyteti turk ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e liderëve kryesorë të NATO-s dhe shteteve anëtare nga rajoni.
Nga Ukraina te Ballkani Perëndimor, nga roli i KFOR-it në Kosovë te propaganda ruse dhe rëndësia e raportimit nga terreni – çfarë la pas ky samit dhe si duhet t’i lexojë Kosova mesazhet e sigurisë?
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, flet për temat kryesore që lidhen me integrimin evropian të Kosovës në BE. Pse llogariten të humbura mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes? Cilat reforma nuk u përmbushën me kohë dhe cilat janë pasojat e krizës politike në raport me Brukselin?
Si u përgjigjet ai kritikave se Kosova i humbi këto mjete dhe se po rrezikon të humbë një shans të rëndësishëm për integrim evropian? Në fokus të diskutimit janë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, statusi kandidat dhe lobimi në kryeqytetet evropiane.
From the publisher's feed