Vrasje të pazbardhura, raste makabre të mbetura ende pa autor, përdhunime, abuzime, perversitete... Të gjitha çështjet e mbetura pezull që ende kërkojnë drejtësi. Siç mund ta merrni me mend, ne të dyja jemi të fiksuara pas rasteve misterioze policore, që në fakt, tregojnë shumë për pjesët e errëta të natyrës njerëzore, psikologjinë e atyre që shpesh dhe pa u menduar shumë i quajmë natyra kriminale... Do të mundohemi të eksplorojmë veprimet e tyre, shkaqet dhe do të përpiqemi të futemi nën lëkurën e tyre për të kuptuar se çfarë i bën që të ndryshojnë kaq shumë prej nesh, njerëzve të zakonshëm. Do të mundohemi të jemi asnjanës dhe të ftohtë duke respektuar qenien humane dhe sidomos viktimën që mos e viktimizojmë për herë të dytë.