Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën
    Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo vonesë në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të kishte kosto për Kosovën, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të ruhej status quo-ja negative “dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”. Në këtë bisedë me REL-in, Muhaxhiri flet edhe për njoftimin se Serbia ka tërhequr një letër përmes së cilës kishte shprehur rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. Sa i përket urës, ai thotë se hapja e saj nuk do t’ia vlente në asnjë skenar, nëse do ta armiqësonte Kosovën me aleatët dhe do ta izolonte vendin. “Kjo do të ishte një Fitore e Pirros sepse humbjet do të eklipsonin përfitimet”, thotë ai.
    13 min
  • Hasani: Ndryshimi i administratës amerikane, arsyeja e moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit
    Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se një prej arsyeve kryesore se pse Marrëveshja e arritur katër vjet më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nuk është zbatuar plotësisht, është ndryshimi i administratës amerikane, pasi, sipas tij, nuk arriti të futej në agjendën e administratës së Joe Bidenit. Në këtë prononcim për Radion Evropa e Lirë, Hasani flet se si do të mund të dukej një administratë e republikanit Donald Trump, apo e demokrates Kamala Harris, karshi raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
    7 min
  • Nis edicioni i dytë i Mitrovica International Jazz Days dedikuar grave
    Më 22 gusht, në qytetin e Mitrovicës fillon edicioni i dytë i festivalit Mitrovica International Jazz Days. Drejtoresha e festivalit, Rona Nishliu, i tha Radios Evropa e Lirë se ky edicion u kushtohet grave dhe vajzave në jazz, si dhe muzikantëve të rinj. Për këtë arsye, edicioni hapet me artisten e njohur ndërkombëtarisht Gunhild Carling nga Suedia.
    Gjatë tri netëve të festivalit, do të performojnë artistë të njohur nga bota, rajoni dhe vendi. Ndërkohë, përgjatë tri ditëve, festivali do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë punëtori edukative për talentet e reja dhe një punëtori të veçantë për fëmijët “Jazz for Kids”. Festivali përfundon më 24 gusht.
    9 min
  • Kastrati: Vizita e shefit të CIA-s në rajon synon të ndalë përpjekjet e Rusisë për një konflikt të mundshëm
    Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vizita në rajon e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, tregon se Shtetet e Bashkuara kanë informacione të mjaftueshme për përpjekjet e Rusisë – përmes aleatit të saj, Serbisë – që Ballkani Perëndimor të jetë në rrezik për një konflikt të mundshëm. Ai pret që Burns të japë rekomandime të “fuqishme” për institucionet e Kosovës lidhur me pjesën veriore, që të mos ndërmarrin veprime pa u koordinuar me NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që të mos krijohet një situatë e pamenaxhueshme. Ai shton se mesazhet kryesore Burns do t’i përcjellë në Beograd, pasi, sipas tij, aty gjendet qendra e lëvizjeve radikale drejt Bosnjës dhe Kosovës. Kastrati thekson se pret që politika në Bosnje e Hercegovinë të bllokojë dhe të eliminojë ndikimin e liderit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
    3 min
  • Demhasaj: Zbutja e qëndrimit të kryeministrit Kurti për hapjen e urës, veprim i duhur
    Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare "Çohu" thotë për Radion Evropa e Lirë se e sheh si pozitive "zbutjen" e qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër. Duke komentuar deklaratën e Kurtit dhënë Zërit të Amerikës se një veprim i tillë do të bëhet bazuar në një plan, të cilin Qeveria e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe evropianë, Demhasaj thotë se ky është veprimi i duhur nga ana e Qeverisë dhe se “me gjasë, kryeministri Kurti e ka kuptuar që hapja e urës pa dakordimin e partnerëve ndërkombëtarë mund të sjellë më shumë telashe sesa favore”. Ai shton se edhe pse duket që Kurti tashmë ka rënë në linjë me presidenten Vjosa Osmani sa i përket kësaj çështjeje, ky, po ashtu, është tregues që në kohët e fundit nuk ka dakordim ose ndërveprim të përbashkët mes dy liderëve.
    6 min
  • Edlira dhe Alba: 15 vjet dashuri dhe luftë për barazi
    Të njohura dhe të shumëkomentuara për dasmën dhe për bashkëjetesën e tyre gati 15 vjeçare, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, nga Tirana, rrëfejnë për podkastin Libertas momentet e bukura dhe ato të vështira. Të mohuara nga familja dhe nga një pjesë e shoqërisë, për shkak të orientimit të tyre seksual, madje të kërcënuara me jetë për këtë arsye, ato nuk janë ndalur - duke zgjeruar familjen me dy vajza, që aktualisht janë 3 vjeçe - si dhe vijojnë përpjekjet për të regjistruar familjen me dy nëna.
    30 min
  • Martesa mes gjinisë së njëjtë, pika që deputetët ende s'kanë "guximin" ta votojnë
    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa flet si motra e një burri homoseksual, thotë se “në asnjë mënyrë, me asgjë nuk do ta rrezikoja dashurinë dhe mbështetjen për vëllain në shkëmbim të të qenët si shumica”. Në podkastin Libertas, ajo shprehet krenare me të arriturat e vëllait në jetën profesionale, por edhe me familjen e tij që ka me bashkëshortin dhe vajzën e tyre. Duke folur rreth votimit të Projektkodit Civil, një nen i të cilit do të mundësonte martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, ajo thotë se me votat aktuale që ka pozita, pamundësohet kalimi i tij, por shprehet e bindur se deputetët do të gjejnë “forcën dhe guximin njerëzor dhe politik” për t’i kthyer në ligj të drejtat që, sipas saj, askush nuk mund t’i cenojë.
    30 min
  • Pranimi nga familja i personave LGBTI+: Këshillat e motrës së transgjinorit
    Një ndër momentet më të rëndësishme në jetën e personave LGBTI+ është pranimi nga familja ose rrethi i tyre. Në shumicën e rasteve, veçanërisht në shoqërinë kosovare, ky është një proces i vështirë, duke marrë parasysh faktin që këta persona paragjykohen dhe stigmatizohen. Në këtë episod të podkastit Libertas, motra e një burri transgjinor në Kosovë tregon për periudhat që ajo dhe familja e saj kaluan, deri në momentin e pranimit të familjarit të tyre, ashtu siç ai ndihet. Teksa dikur motra, sot vëllai, është në proces të ndërrimit të gjinisë, ajo thotë se mbetet mbështetja më e madhe për të, gjithë jetën.
    30 min
  • Raportimi mbi LGBTI+: "Edhe redaktorët më kanë gjykuar me fjalë homofobike"
    Dardan Hoti, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka pothuajse 10 vjet që punën e tij e fokuson në të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë. Përveç si gazetar, ai avokon për këto të drejta në mënyra të ndryshme, si përmes filmit dokumentar, ekspozitave, diskutimeve dhe formave të tjera, me qëllim ngritjen e vetëdijes rreth të drejtave të komunitetit LGBTI+. Si drejtor ekzekutiv i Institutit Sekhmet, ai vazhdon të mbetet zë i atyre që ndihen të shtypur, pavarësisht paragjykimeve që shpesh edhe kanë ndikuar në punën e tij si gazetar.
    44 min
  • "Gjithmonë ka vend": Strehimorja në Tiranë që pranon persona LGBTI+ edhe nga Kosova
    E hapur në vitin 2014, qendra "Streha" në Tiranë është bërë shtëpi për personat LGBTI+, që mbesin pa kulm mbi kokë. Aktualisht, me kapacitet për tetë persona, aty janë të strehuar edhe dy veta nga Kosova. Në mungesë të një vendi të sigurt për personat LGBTI+ në Kosovë, ata në nevojë drejtohen në këtë strehimore që udhëhiqet nga Adelajda Alikaj. "Gjithmonë ka vend", thotë ajo, me gjithë kapacitetin e limituar të strehimores. "Është e drejtë e njeriut që të marrë shërbime - pavarësisht orientimit seksual e identitetit gjinor - nëse ka nevojë për strehë, të marrë strehë", thotë Alikaj.
    26 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.