Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Nga errësira në dritë: Mënyrat për tejkalimin e depresionit
    Depresioni, çrregullim nga i cili vuajnë qindra miliona njerëz në botë, përcillet me shenja të dallueshme në sjellje, mungesë ndërveprimi me të tjerët dhe me shkëputje nga aktivitetet. Përtej paragjykimeve, depresioni trajtohet dhe ka një përqindje të lartë të suksesit në trajtim. Në episodin e dytë të sezonit të ri të podkastit Libertas, ku trajtojmë shëndetin mendor, flasim me psikologun Visar Sadiku lidhur me simptomat, karakteristikat e depresionit dhe metodat e trajtimit.
    42 min
  • Triumfi mbi ankthin; simptomat, zgjidhjet dhe rrugëtimi drejt 'çlirimit'
    Ankthi, i karakterizuar nga shqetësimi i vazhdueshëm, brenga dhe frika, prek miliona njerëz në mbarë botën, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe mirëqenien e përgjithshme. Të dhënat në Kosovë tregojnë për numër të madh të atyre që vuajnë nga ankthi, por hezitojnë të trajtohen për shkak të stigmatizimit. Në sezonin e ri të podkastit Libertas flasim për shëndetin mendor. Episodin e parë ia kemi kushtuar pikërisht ankthit. Me psikologun klinik, Visar Sadiku, analizojmë simptomat e ankthit dhe flasim për zgjidhjet efektive që ofron trajtimi. Ai jep informata të vlefshme për të kuptuar, menaxhuar dhe kapërcyer ankthin.
    38 min
  • Revolucioni artistik i Haveit kundër normave shoqërore
    Të revoltuara kundër kornizave shoqërore, katër të reja në Prishtinë themeluan kolektivin artistik, Haveit, në vitin 2011. Që nga performanca e tyre e parë, që erdhi si protestë pas vrasjes së Diana Kastratit, një ndër rastet e femicidit në Kosovë, Hana dhe Vesa Qena, Lola dhe Alketa Sylaj, u kthyen në një zë të fuqishëm që përmes artit ballafaquan publikun me realitetin, për të cilin nuk flitej shumë. Hana dhe Alketa rrëfejnë për momente kyçe që përcollën rritjen e tyre si gra, paralelisht me artin dhe aktivizmin e tyre, tashmë me plane për etapën e re artistike të Haveit.
    35 min
  • Nga Oxfordi e Johns Hopkinsi, Egzoni kthehet për ta zhvilluar arsimin në Kosovë
    Egzon Gashi ishte vetëm gjashtëmuajsh, kur familja e tij migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një shqipe të rrjedhshme, Egzoni flet për lidhjen e tij të ngushtë me Kosovën, që u forcua edhe më shumë kur i vdiq babai. Pas përvojave si student në universitetet prestigjioze, Oxford dhe Johns Hopkins, Egzoni u kthye në Kosovë, gjashtë vjet më parë, dhe themeloi organizatën “Teach for Kosova”, me mision ngritjen e cilësisë së arsimit. Përtej vështirësive, Egzoni thotë se motivi është më i madh se sfidat. Pavarësisht mirënjohjes për atë se çfarë i ofroi Amerika, ai thotë se nuk e mendon kthimin atje.
    27 min
  • Përtej orës së Gjeografisë: Aventurat e Valdete Qollakut shtigjeve malore
    Eksplorimi i maleve është pasioni më i madh i Valdete Qollakut. Dikur mësimdhënëse e lëndës Gjeografi, Valdetja para më shumë se 15 vjetësh bëri ngjitjen e parë malore, dhe, që nga ajo ditë, nuk iu nda më malit. Mes tjerash, ajo rrëfen për ecjet krejtësisht e vetme në malet e veriut të Shqipërisë, shoqëritë që krijohen në ekspedita të tilla, si dhe lidhjen e saj të veçantë me natyrën.
    27 min
  • Kur eleganca bashkohet me përkushtimin: 22 vjetët e Jeta Musollit në balet
    Përgjatë 22 vjetëve karrierë si balerinë në Baletin Kombëtar të Kosovës, Jeta Musolli ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve, me koreografë vendës dhe ndërkombëtarë, shpesh edhe në role kryesore. Baleti, që nga audienca shihet si ndër artet më elegante, në të njëjtën kohë është ndër disiplinat më të vështira për t’u realizuar, që kërkon përkushtim të madh psiko-fizik. Me gjithë mungesën e kushteve për balerinët në Kosovë, Jeta, e cila në këtë rrugëtim artistik ka për shoqërues vëllain e saj, flet për magjinë e skenës dhe energjinë që ajo i jep.
    25 min
  • Nga sakrifica në triumf: Rrugëtimi i artë i Distria Krasniqit
    Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë. Por, për të arritur këtu, rrugëtimi i saj plot mund e sakrifica nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë, Distria thotë se xhudoja për të është "vetë jeta". Derisa shijon të qenët e para në botë, ajo nuk ndalet – po përgatitet për garën e rëndësishme në Lojërat Olimpike që do mbahen në Paris, më 2024.
    25 min
  • "E ktheva sëmundjen në personazh dhe ia lashë emrin Leo"
    Arlinda Morina, regjisore nga Prishtina, u përball me shumë sfida si një e re që kundërshtonte kufizimet dhe normat e caktuara shoqërore. Por, sfidën më të madhe e pati në pesë vjetët e fundit. Me energjinë pozitive, humorin dhe dëshirën e madhe për të jetuar, ajo mposhti dy herë kancerin e qelizave të gjakut, leukeminë, sëmundje të cilën sa ishte e shtrirë në spital e ktheu në personazh që e quajti Leo.
    26 min
  • Ndjeshmëria ndaj tingujve që çoi kompozitorin në shpikje të instrumenteve
    Liburn Jupolli kujton momentin kur ka kompozuar veprën e tij të parë muzikore, rreth moshës 11-12 vjeçare. Tani 33 vjeç, ai rrëfen për rrugëtimin dhe zhvillimin e tij artistik, që karakterizohet me kompozimin e shumë veprave dhe me shpikje të instrumenteve të reja, dhe për përvojat që solli nga shkollimi në Paris dhe në Sofje. Jupolli, po ashtu, është edhe themelues i Fakultetit të parë të Muzikës Moderne në një nga universitetet private në Kosovë.
    26 min
  • Mendësia patriarkale që po i kthen viktimat te dhunuesit
    Vrasja e Liridona Murselit është femicid i pastër, sipas Luljeta Demollit, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore. Ajo thotë se në shoqërinë kosovare ka një pranim të dhunës, teksa thekson faktorët që ndikojnë në numrin e lartë të viktimave të dhunës me bazë gjinore në Kosovë. Pse vriten gratë në Kosovë? Çfarë duhet të bëjnë institucionet në uljen e rasteve? Pse nuk raportohen rastet e dhunës ndaj grave?
    25 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.