Programi i pasdites

Programi i pasdites

By Radio Evropa e LirëNews
Download on the App Store

Programi i pasdites episodes

  • Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit
    Dëshira e fortë për pavarësi ekonomike dhe fuqi vendimmarrëse e përcolli Hana Qerimin gjatë rritjes. Cila ishte ëndrra e saj? Si përfundoi në bashkëthemeluese të një shkolle digjitale, që më pas u shtri edhe në më shumë se 20 shtete? Si është jeta e një gruaje dhe nëne në ndërmarrësi? Cili është motivi që, pavarësisht sfidave, e bën të suksesshme? Hana ndan rrugëtimin e saj për Libertas.
    27 min
  • Përparësitë dhe mangësitë e Universitetit të Prishtinës
    Edhe në këtë vit të ri akademik, Universiteti i Prishtinës ishte zgjedhja e parë për mijëra të rinj në Kosovë. Numri më i madh i njësive akademike është ndër arsyet kryesore që studentët e rinj zgjedhin të studiojnë në Universitetin e Prishtinës. Megjithatë, ka shumë probleme, që i përcjellin këta të rinj gjatë studimeve në këtë universitet publik, si literatura, numri i madh i studentëve në grupe në fakultete të caktuara, mungesa e kabineteve specifike aty ku janë të nevojshme etj. Albë Lala, nënkryetare e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, ka folur me Radion Evropa e Lirë për këto detaje.
    20 min
  • Anibar me “Dashni” sjell 160 filma të animuar në Pejë
    Nga 17 korriku Peja është nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar, Anibar. Edicioni i 14-të i Anibar-it vjen me moton “Dashni”. Deri më 23 korrik do të shfaqen 160 filma të animuar, 138 nga ta në kategori garuese. Filmat e përzgjedhur janë nga 36 vende të botës, ndërsa përgjatë javës do të mbahen edhe shumë aktivitete të tjera, si panele diskutimi, ekspozita, punëtori, etj.Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Edona Shala, koordinatore për media nga Anibar, sjell më shumë detaje.
    5 min
  • Kultura rome përmes filmit në ‘Rolling’
    Kultura rome, problemet sociale me të cilat ky komunitet ballafaqohet e histori suksesi të pjesëtarëve të tij erdhën për publikun kosovar gjatë 20- 25 qershorit përmes filmave pjesëmarrës në Rolling Film Festival, në Prishtinë. 'Zëra pa zë' ishte motoja e këtij edicioni, që është i shtati me radhë. Me gjithë përkrahjen e limituar, puna në komunitet që karakterizon kulturën rome veçanërisht, ka bërë që këto vështirësi të kalohen pa ndikim të madh në organizim.
    18 min
  • “Pranimi nis nga familja”: Rrëfimi i një biseksualeje nga Kosova
    Ndër momentet më të rëndësishme, në raste të shpeshta edhe barrë e madhe e personave LGBTI+ në Kosovë, është kur ata vendosin të flasin me prindërit dhe familjarët tjerë rreth orientimit të tyre seksual.Një 28-vjeçare, biseksuale, nga një fshat i Kosovës ka zgjedhur që këtë moment ta trajtojë natyrshëm, pa diskutime paraprake, duke ua prezantuar prindërve të saj të dashurën. Në këtë episod të Libertas, ajo rrëfen se si e kuptoi që ishte biseksuale, kujt ia tha për herë të parë me zë të lartë, reagimin dhe bisedat me familjarët e saj.
    14 min
  • Pse t’i studioni shkencat matematiko-natyrore?
    Vetëm 2.1 për qind e totalit të të gjithë studentëve të regjistruar në universitete publike dhe kolegje private të Kosovës, kanë studiuar për shkencat matematiko-natyrore, në vitin akademik 2021/2022. Pse ky trend, dhe sa kanë perspektivë në Kosovë studimet në këtë fushë? Bisedojmë me Avni Berishën, profesorin e kimisë në Universitetin e Prishtinës dhe Fjolla Azemin, e cila ka studiuar për matematikë financiare në po të njëjtin universitet.
    29 min
  • Me peticion kundërshtohet ‘pasurimi’ i shtetit përmes produkteve menstruale
    Mijëra qytetarë tashmë kanë nënshkruar peticionin e organizatës QIKA kundër taksës 18 për qind për produktet menstruale, duke e konsideruar këtë taksë si diskriminuese. Kërkesa për heqjen e kësaj takse, ose të paktën uljen e saj në 8 për qind, duke i trajtuar këto produkte si esenciale, vjen pas shumë aktivitetesh dhe thirrje të aktivisteve feministe në Kosovë. Derisa këto feministe luftojnë varfërinë menstruale dhe stigmatizimin e këtij procesi biologjik, në raste të rralla disa organizata joqeveritare e kanë të përfshirë në kontratat e punës edhe pushimin menstrual.
    16 min
  • Pse s'po lexojmë?
    Hulumtimi “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit”, nxjerr të dhëna alarmante. Mbi gjysma e të anketuarve nuk arrijnë t’i listojnë tre tituj librash në total. Mbi 16 për qind e qytetarëve të anketuar nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa mbi 38 për qind thonë se lexojnë vetëm një deri në tre libra në vit. Vetëm 7.6 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se lexojnë më shumë se 13 libra në vit. Sociologu Artan Krasniqi dhe psikologia Dafina Prokshi flasin për faktorët që ndikojnë në nivelin kaq të ulët të leximit, si dhe ndikimin që ka leximi në shëndetin mendor.
    11 min

About Programi i pasdites

From the publisher's feed

Emisioni i orës 16:00 është rrumbullakësim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës.